RIZOTO ME PESTO RUKOLE

Living - - KUZHINË -

Koha e përgatitjes – 30 minuta

Përbërësit për 4-5 persona:

360 g oriz Carnaroli • 300 g rukola • 2 kunguj të vegjël • 100 g djathë Parmigiano i grirë • 30 g fara pishe, arra ose bajame • 1 qepë e vogël • 1 thelb hudhër • 1 lugë gjalpë • 1 gotë verë të bardhë • lëng perimesh i valuar • vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja: 1

Në një tenxhere, skuqim qepën e grirë hollë, me gjalpin. Pa marrë akoma ngjyrë, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 2-3 minuta. E shuajmë me verë dhe kur kjo të ketë avulluar, shtojmë një garuzhdë lëng perimesh. 2

E lëmë orizin të ziejë duke shtuar lëng të valuar sipas nevojës në momentin kur ka shteruar lëngu që kemi hedhur më parë. 3

Ndërkohë, në një tigan me pak vaj ulliri skuqim kungujt e prerë në rrathë të hollë me hudhrën e shtypur. Këtë të fundit, e heqim kur të ketë marrë ngjyrë, ndërsa kungujt i lëmë në zjarr për 10 minuta afërsisht ose derisa të shohim që janë zbutur. I spërkatim me kripë e piper dhe i lëmë mënjanë. 4

Rukolën, të larë, e përvëlojmë në një tenxhere me ujë të valuar me kripë, për 1 minutë. Nëse doni që ajo të ruajë ngjyrën e bukur jeshile, pasi ta hiqni nga uji i valuar, hidheni direkt në një tas me ujë të ftohtë me akull. Pas pak minutash, e kullojmë. 5

Në mikser, hedhim rukolën, kungujt, djathin, farat e pishës pak kripë e piper. I grijmë duke shtuar vaj ulliri pjesë-pjesë, duke e rrjedhur derisa të përftojmë një salcë kremoze (mund të shtoni pak lëng të valuar nëse nuk doni të shtoni shumë vaj).

Heqim nga zjarri orizin e zier dhe e përziejmë me kujdes me peston, me lugë druri. E lëmë të pushojë 2 minuta dhe më pas e shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.