KEK I SHPEJTË ME KUMBULLA

Living - - KUZHINË -

Koha e përgatitjes – 10 minuta Koha e pjekjes – 40 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 24/26 cm: 300 g miell • 90 ml qumësht • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira • 150 g sheqer • 3 vezë • 60 ml vaj luledielli ose 80 g gjalpë i tretur i vakët • kumbulla të ëmbla • një majë thike kripë • një grusht boronica – nuk janë të domosdoshme

Përgatitja: ndezim furrën në temperaturën

180° C. 1

Në një tas, hedhim miellin dhe sodën me sitë, shtojmë sheqerin, kripën, vajin, qumështin dhe vezët, të cilat i kemi përzier më parë me pirun në një tas të vogël. I përziejmë tani të gjithë përbërësit me rrahësen e vezëve me dorë ose lugë druri, derisa të përftojmë një masë homogjene. 2 Shtojmë kumbullat e prera në 4 pjesë ose në feta nëse janë të mëdha, i përziejmë me brumin dhe më pas e hedhim në tavë të lyer më parë me gjalpë e miell. Shpërndajmë sipër boronicat dhe e pjekim për rreth 40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.