Limonadë me lule livande dhe rozmarinë

Living - - IDE SEZONI -

Përbërësit për 4/6 persona: 500 ml ujë • 160 ml lëng limoni • 120 g sheqer • 4 lugë të vogla lule livande të thata • 2 degë të vogla rozmarinë të freskët – kini kujdes pasi rozmarina e freskët ka aromë të fortë

Përgatitja:

1. Në një tenxhere të vogël, vëmë të marrë valë gjysmën e ujit me sheqerin, derisa të shohim që sheqeri është tretur. Fikim zjarrin, shtojmë livandën, rozmarinën dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta në temperaturë ambienti.

2. Pas kësaj kohe, e kullojmë me sitë dhe shtojmë gjysmën tjetër të ujit, të ftohtë nga frigoriferi dhe lëngun e limonit të shtrydhur në çast.

E lëmë në frigorifer për të paktën 2 orë dhe më pas e shijojmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.