HAPËSIRAVE

Living - - SHTËPI -

Pikësëpari, nevojitet një korridor, i cili na lejon të orientohemi në hapësirat e ndryshme të apartamentit. Që në hyrje të një apartamenti, duhet të orientohemi se ku është hapësira kryesore e ndenjjes, kuzhina, dhomat përkatëse dhe tualetet. Në këtë projekt, spikat një derë dyshe, ndryshe nga dyert e tjera, me hapësira të xhamta në formë kuadratesh, e cila na orienton dhe na fton për në ambientin kryesor të shtëpisë. Në korridorin jo fort të madh, por të trajtuar thjesht, bien në sy dyert me ngjyrë të errët dhe një mobilie

e cila përfshin 3 rolet kryesore të një mobilieje korridori: magazinim këpucësh, veshjesh dhe ndenjësen për të kryer këto funksione.

Mobilja është e gjitha e veshur me tapiceri që pastrohet lehtë dhe na prezanton menjëherë me stilin modern dhe njëkohësisht të ngrohtë që spikat këtu. Më pas, një pasqyrë vertikale me kornizë në ngjyrën e dyerve përmbush të gjitha funksionet e një ambienti të tillë. Korridori nuk është shumë i lartë dhe jo pa arsye, sepse aty është instaluar, paçka se nuk duket, gjithë sistemi qendror i kondicionimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.