BRENDA NJË HAPËSIRE

Living - - SHTËPI -

Duke qenë se hapësira ku ndodhemi ka gjerësi të mjaftueshme, mbrapa këndit kemi krijuar një korridor kalimi për në pjesën e oxhakut, ku kemi dhe një ndriçues toke, i cili e ngroh këtë miniambient me një ndriçim të veçantë. Përveç kësaj, nëse duam të lexojmë një libër pranë oxhakut apo të pimë një gotë verë, fare mirë ky mund të shndërrohet në një kënd të ngrohtë. Shpina e këndit mund të ulet në pjesën e oxhakut, duke u shfrytëzuar si ulëse në të dy krahët. Këtë faqe e kemi trajtuar duke ruajtur ngjyrat e ambientit ku ndodhet, por edhe duke përdorur një letër murale me ngjyrë të lehtë për t’i dhënë gjallëri faqes së gjatë të murit.

KJO HAPËSIRË ËSHTË E GJALLË, plot ngjyra dhe dallohen qartë funksionet e çdo miniambienti. Një sallon i tillë të fton në një kënd të madh e të rehatshëm, ku në qendër qëndron televizori me një bibliotekë që ndjek formën e murit ku mbështetet; pak më tej është kuzhina e ngritur me dy shkallë dhe një banak i përshtatshëm për të ngrënë 4 persona. Kuzhina është e freskët, e gjallë dhe me ndriçim natyral në drejtim të lindjes. Një element tepër i veçantë është edhe oxhaku i mbështetur në një faqe të dekoruar me letër murale të personalizuar.

Ky është një apartament modern me funksione të qarta, ku çdo detaj funksionaliteti, që nga instalimet e deri te detajet e personalizuara, është kopsitur që në fillim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.