Në këtë dhomë mbizotërojnë ngjyra të lehta e të ngrohta, por të vendosura në një sfond të errët, të personalizuar.

Living - - SHTËPI -

Megjithatë, elementi që kemi dashur të bjerë më shumë në sy, është pupa gjatësore në fund të krevatit, të cilën jo pa qëllim e kemi në atë ngjyrë. Dollapi i inkasuar plotësisht në mur, është dekoruar me pasqyra për të zmadhuar sa më shumë hapësirën e dhomës. Përveç pupës gjatësore, bien në sy edhe dy komodina me ngjyrë të ndryshme nga pjesa tjetër e dhomës, të cilat i japin nuanca më moderne kësaj zone. Një mobilie tjetër, e cila integrohet më së miri me dhomën dhe luan dy funksione: komo dhe mbajtëse televizori, është vendosur në një faqe tjetër muri. Kjo mobilie shumë interesante, pjesërisht e inkasuar, e kufizuar me ndriçim të fshehtë, e bën dizajnin e dhomës edhe më interesant. Perdet në material kadifeje me ngjyrë të errët, lidhen në mënyrë harmonike me faqen e dekorit, komodinat dhe me kornizën e pasqyrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.