TUALETI

Living - - SHTËPI -

Edhe në tualet, vazhdon të mbizotërojë elementi i drurit, si në pjesën e dyshemesë ashtu edhe në veshjet e mureve, i cili i kombinuar me grinë e errët të kabinës së dushit dhe me të bardhën e pajisjeve hidrosanitare, krijon një ambient të ngrohtë, por dhe shumë modern.

Në tualet, spikat ndriçimi natyral. Në qendër të këtij ambienti është vendosur kabina e dushit, e cila është sa gjithë gjerësia e tualetit. Pjesa e brendshme e saj, është theksuar me ngjyrë të errët dhe ndahet me xham nga pjesa tjetër e tualetit. Duke qenë se kabina është relativisht e gjatë, është menduar që raftet e peshqirëve dhe shampove të vendosen në pjesën ballore të kabinës dhe të jenë të ndara me xham. Në setin e pajisjeve hidrosanitare, dallojmë një element me pjerrësi dhe kënde, i cili është përdorur edhe në pjesën e syprinës së dy lavamanëve, të cilët janë derdhur së bashku në një trup të vetëm prej korjani. Ky element vazhdon edhe në pjesën e kapakëve të mobilies si dhe në pasqyrën gjatësore mbi të, duke e theksuar edhe më shumë me anë të ndriçimit të fshehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.