ARKITEKTIIM

NJË VIZITË NË APARTAMENTIN E

Living - - SHTËPI -

SALLONI

Salloni është hapësira që merr vlera parësore për sa i përket hierarkisë së rëndësisë në projektimin e një apartamenti. Salloni është hapësira polivalente, në të cilën duhet ta gjejnë veten të gjithë pjesëtarët e familjes. Atje kalohet më shumë kohë mes familjarëve, bisedohet, gatuhet dhe ushqehet e gjithë familja. Në rastin tonë, salloni është “open space”. Brenda kësaj hapësire janë ndenjja, ngrënia, gatimi dhe korridori. Me një numër të konsiderueshëm shërbimesh në të njëjtën hapësirë ekuilibri, balanca është sfida më e madhe.

«Elementi libër-bibliotekë, do të mbetet gjithmonë një element i preferuar për arkitektët. Ai pasuron dhe atmosfera përreth është shumë më e ngrohtë, më familjare.

NDENJJA përbëhet nga një kënd uljeje shumë i rehatshëm dhe një poltron “KARA DESIRE” që mbyll rrethin e bisedës. Poltroni ka stil dhe material krejt ndryshe nga këndi i ndenjjes dhe kjo është e qëllimshme për të mos e bërë monotone.

ELEMENTI VERTIKAL që mbledh vëmendjen e familjarëve është paneli që mban televizorin, i cili në pjesën e poshtme ka simbolikën e vatrës.

BIBLIOTEKA qëndron përballë me ndenjjen dhe shërben si sfond i poltronit. Poltroni dhe biblioteka në vetvete janë një mini-ndenjje e pavarur dhe e sinkronizuar njëkohësisht me ndenjjen e madhe.

VETRATAT me dimensione të konsiderueshme sigurojnë dritë natyrale, të mjaftueshme për të nxjerrë në pah vlerat e hapësirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.