NDRIÇIMI

Living - - SHTËPI -

Është elementi më delikat i përdorur në projektimin e një hapësire. Shpesh, ndriçimi dhe ndriçuesi mund të jenë në favor ose në disfavor në një atmosferë specifike. Në rastin tonë, është përdorur më shumë ndriçimi si efekt, sesa vetë ndriçuesi fizik. Po ta vini re, mungojnë ndriçueset klasike. Në mes të tavanit, janë përdorur më së shumti ndriçimi led dhe spote të fshehur, të cilët na ofrojnë lojën dritë-hije, e cila nuk preket, por ndihet. Një ndër synimet e saj si arkitekte, ka qenë krijimi i një atmosfere që jo domosdoshmërisht duhet të jetë objekt fizik ose material, dhe ndriçimi ka qenë kategoria që ia ka lejuar këtë.

Kjo do të thotë se të gjitha shërbimet duhet të jenë në të njëjtën kohë të pavarura dhe të sinkronizuara (ta pranojnë dhe të mos e

përjashtojnë njëra-tjetrën). Kjo është arritur me përdorimin e ngjyrave momokrom në nuancat e bezhës së ëmbël (kapuçino, mocha). Druri është një material natyral i sintonizuar me këto ngjyra, i përdorur në mobilie dhe dysheme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.