Pushime ëndrrash në SUENO DELUXE Belek

As në ëndrrat tuaja më të bukura, nuk e keni parë mrekullinë që ofron holli i madh i resortit “Sueno Deluxe Belek”. Atë çast, kuptoni se nuk duhet humbur asnjë sekondë. Ky është vendi në të cilin do të donit të humbitnit mes luksit, rërës, diellit dhe det

Living - - MODË -

Pamja përpara resortit është mbresëlënëse, aq sa me një shikim të parë, vështirë se mund të perceptoni gjithë madhështinë dhe strukturat e njëpasnjëshme që gjenden mes pishinës së pafundme e palmave të panumërta.

“Sueno Deluxe Belek”

është pagëzuar nga vetë pushuesit si “ëndrra blu”, dhe kjo, falë shtrirjes së resortit në breg të detit dhe sipërfaqes së pishinës kryesore prej 7006 metra katrorë. Nëse zgjidhni të qëndroni në këtë pishinë, edhe pse mes mijëra pushuesish të tjerë, do t’ju duket sikur jeni në një ishull, ku ndodheni vetëm ju dhe natyra, pasi është e organizuar në formë të tillë, që gjithsecili të ketë privatësinë dhe rahatinë e tij. E nëse dëshironi të argëtoheni, mund të eksploroni akuaparkun më sfidues në të gjithë zonën. Madje ata që adhurojnë aventurat dhe adrenalinën që përcjellin ato, mund të ngjiten me ashensor në pikën më të lartë të rrëshqitëses.

Temperaturat e larta të verës, mund të zgjidhni t’i kaloni buzë pishinës ose të freskoheni në breg të detit, në të cilin mbërrin pasi përshkon një shëtitore me ura romantike që ngrihen sipër pishinës, mes palmave dhe gjelbërimit. Plazhi privat i “Sueno Deluxe” ka gjithçka që një pushues do të dëshironte gjatë qëndrimit për disa orë aty. Gjithkush mund të rehatohet në një shezlong nën çadër ose në pistë, në qendër të së cilës gjendet një bar ku çdo çast, mund të konsumosh kafe, çaj, lëngje frutash, pije me gaz e alkoolike të cilësisë më të mirë.

Çdo vakt është i gatuar me shumë shije dhe shërbehet me delikatesë, si të ishte një vepër arti. Nga restoranti kryesor, në çdo orë të ditës, ndihet një aromë e pangatërrueshme ushqimesh karakteristike turke dhe recetash ndërkombëtare. Larmia e tyre ta vështirëson përzgjedhjen, por kjo do të thotë se mund të shijoni diçka të re në çdo vakt, dhe njëra pjatë nuk do t’i ngjajë tjetrës gjatë gjithë qëndrimit në këtë resort. Ëmbëlsirat shumëngjyrëshe me fruta e forma të ndryshme, si dhe ato me petë e sherbet, janë të parezistueshme.

Pushimet nuk janë magjike vetëm për të rriturit në “Sueno Deluxe Belek”, por edhe për fëmijët. Kur është ndërtuar ky resort, me siguri që profesionistët kanë menduar veçanërisht për vogëlushët. Në çdo kënd të tij, ofrohen shërbime dhe argëtime nga më të ndryshmet: akuaparku është ideal për fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Në krahun e djathtë të tij, ndodhet një pishinë tjetër enkas për fëmijët dhe veç kësaj, në hyrje të hotelit gjendet edhe një park lojërash. Kurse brenda ndërtesës kryesore, është një botë e tërë për t’u zbuluar me lojëra nga më të ndryshmet, si elektronike dhe sportive, por edhe një sallë kinemaje vetëm për fëmijë.

Nmjafton ëse dilni jashtë ndërtesës, të shihni fushat e shumta për të kuptuar se janë në lartësinë e ambienteve sportive ku realizohen kampionate serioze kombëtare në disiplina të ndryshme. Aty do të gjeni fusha futbolli, basketbolli, volejbolli e pingpongu për fëmijë, e përveç këtyre, shfaqjet e animuara nga grupe profesionistësh, u ofrojnë fëmijëve argëtim pa fund.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, se qëndrimi brenda një resorti mund t’ju kushtëzojë, të jeni të bindur se këtu, nuk ka gjasa që kjo të ndodhë, pasi resorti ka një sipërfaqe prej 1.410.000 metrash katrorë. Madje të eksploroni të gjithë këtë hapësirë, është një sfidë më vete. “Sueno Delux” është një nga resortet e rrjetit me të njëjtin emër, i cili ngriti në një nivel tjetër konceptin e paketave Ultra All Inclusive në të gjithë Turqinë. Pushuesit kanë eksploruar fillimisht “Sueno Hotels Beach”, “Sueno Golf” dhe tani po mrekullohen me resortin më të ri “Sueno Deluxe”. Por nëse i pari është një strukturë më vete, “Sueno Deluxe” dhe “Sueno Golf” janë aq pranë njëri-tjetrit, saqë të gjithë pushuesit që akomodohen te njëri, mund të shijojnë edhe specialitetet që ofron tjetri. Nëse “Sueno Deluxe” është “ëndrra blu”, “Sueno Golf”-in e kanë pagëzuar si “ëndrra e gjelbër”, dhe kjo falë fushave të golfit dhe pishave të shumta. Edhe pse pushuesit mund të akomodohen në një nga dhomat e rehatshme apo vilat ekskluzive të “Sueno Deluxe”, ndër të tjera, mund të eksplorojnë sportin e golfit, pamjen e qetësinë që ofron vetëm “Sueno Golf”. Veç kësaj, mund ta kalojnë gjithë ditën mes pishinave e shijes së shkëlqyer të ushqimit në simotrën e tij “Sueno Deluxe”. Pra, janë struktura akomodimi që ndajnë të njëjtën ëndërr dhe çdokush merr më të mirën që ofrojnë ato.

Nuk është e lehtë të gjeni vendin ideal, por pasi të “Sueno”, kaloni pushimet në do t’ju duket si një ëndërr e bukur e bërë realitet. Një ëndërr, që do të donit të përsëritej çdo vit.

Kafja e mëngjesit apo e pasdites, mes gjelbërimit e tingujve muzikorë që ofron natyra në “Sueno Golf”, do t’ju përcjellë një ndjesi paqeje që vështirë se do ta harroni. Një eksperiencë gjithaq mbresëlënëse, do të jetë edhe të luani golf në një akademi profesionistësh. Madje do të jetë shumë më argëtuese dhe më e lehtë nga sa mund ta mendoni, pasi specialistët e golfit do të kujdesen e do t’ju ndjekin në çdo hap. Përkushtimi i stafit në “Sueno” është sa profesional, aq edhe miqësor, dhe në një shërbim të shkëlqyer 24 orësh, do të gjeni gjithçka që ju nevojitet.

Gjithë dita në këtë resort, reflekton gjallëri e gëzim te çdo pushues, megjithatë, mbrëmja është më shumë se magjike. Amfiteatri gjigant, ofron spektakle me artistë profesionistë dhe balerinë me kostume tradicionale, të cilët përfshijnë mes tyre edhe publikun, ndërkohë që loja e dritave rreth e rrotull të hipnotizon. Koncerti i mbrëmjes mes ritmeve orientale e muzikës ndërkombëtare, do t’ju mbajë në pistën e vallëzimit pa e kuptuar se koha ka fluturuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.