Turi: Orinda:

Living - - KOPERTINË -

Mua nuk më pëlqen fare ideja që duhet të bëj premtime. Se po e mendoja dhe më duket si punë, zotime që duhen mbajtur, është si barrë që mendoj do të më lodhë një ditë dhe duhet hequr. Ndërkohë, unë nuk lodhem së u kujdesuri për ty, së jetuari çdo ditë me ty, gëzimet, mërzitë, çmenduritë, shpërthimet dhe në fund buzëqeshjen tënde çdo natë. Se ne kemi një rregull të pashkruar, që çdo gjë që do të ndodhë gjatë ditës, do ta zgjidhim se s’bën para se të flemë. Mund të premtoj çdo gjë dhe ti e di që unë do ta çoj deri në fund, por do të të them vetëm një gjë, Orinda Huta: gjithë jetën do ta kaloj duke bërë më të mirën çdo sekondë, që sytë e tu të mos e humbasin shkëlqimin që unë e dua pa fund. Shpesh, njerëzit tremben nga e ardhmja, por unë nuk trembem prej saj dhe e di pse s’kam frikë? Sepse përtej kësaj që jam vetë dhe sigurive të mia, në krah kam një krijesë që për mua është magjike dhe që uroj shumë shpejt të jetë nëna e fëmijëve të mi. Do të të bëj një premtim meqë e do zakoni: ne të dy do të jemi familja më e bukur në botë, “sepse kur ka dashni, çdo gjë është e mundur, thotë Orinda Huta.” Turjani im, në çastin e parë që të pashë, nuk e mendova kurrë që ti do të bëheshe personi më i rëndësishëm në jetën time. Këta dhjetë vite së bashku kanë qenë të mrekullueshëm, Turjan Hyska. Unë rashë në dashuri me ty dhe shpejt besova se do të kishim të ardhme me njëri-tjetrin. U binda që ti do të ishe burri i jetës sime, ai për të cilin do të bëja gjithçka që marrëdhënia jonë të prekte përjetësinë. Turjani im, ti e di sa e emocionuar kam qenë unë gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk kam pasur kurrë frikë dhe asnjë ndjenjë tjetër, përveç lumturisë që ti më ke dhënë dhe kemi pasur gjatë gjithë kohës së bashku. Jam shumë e lumtur që sot po bëhem bashkëshortja jote dhe ti bashkëshorti im dhe do të punoj fort që kjo lumturi të zgjasë përjetësisht, edhe kur të kemi ata rroça-poçat tanë, që do t’i kemi të shumtë. Kam shumë besim që ti do të jesh bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba i mrekullueshëm për fëmijët tanë. Të dua pa fund “Tweety” im, të dua pa fund, Turjani im!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.