PËRTEJ TRUPIT

Living - - PERSONAZH -

Me aq sa të kam ndjekur në rrjetet sociale, je shumë aktive për çështje të ndryshme sociale, që nga të drejtat e njeriut, deri te ngjarje të renda, si mbytja në pusetë e një qytetari... e theksoj këtë, pasi është krijuar bindja se ti advokon vetëm për trupin e femrës, seksualitetin dhe lirinë e saj, por nuk ndodh kështu.

Duke e menduar veten gjithmonë pjesë të një komuniteti e duke parë më larg se interesat e ngushta vetjake, mendoj se përpiqem modestisht të jap kontribut aty ku jetoj dhe pretendoj të jetoj në vazhdim. Kontributi që i duhet më shumë këtij vendi, urgjentisht madje, është ndryshimi radikal i mendësisë. Njerëzit duhet të kuptojnë se nga ndërgjegjja individuale buron ajo kolektive dhe nga ajo kolektive, ndërgjegjja individuale. Këto të dyja duhet të bashkëjetojnë në harmoni. Nuk mund të jesh i lumtur nëse të tjerët rreth teje nuk janë; nuk mund të flesh i qetë nëse je i vetëdijshëm se të tjerët nuk kanë një jastëk ku të mbështesin kokën; nuk mund të gëzohesh për bollëkun dhe mirësinë që të ka rezervuar fati, kur të tjerët rreth teje vuajnë padrejtësitë e tij. Njeriut të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm i përket gjithmonë edhe drama e tjetrit.

Sa e vështirë është të jesh vetvetja, aq më tepër në një qytet si Shkodra?

Shkodra është një katund i madh që beson se është qytet. Ekstremizmi fetar, konservatorizmi, mendja e mbyllur, narcizmi dhe shumë veçori të tjera të qytetit çojnë në mbytje të zërave të lirë dhe mendimeve të ashtuquajtura “përparimtare”. Jeta ime sociale gjithsesi është mjaftueshëm e izoluar në Shkodër për ta ndier këtë lloj trysnie.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.