PËR TË QENË MË MENDJEMPREHTË

Living - - SHËNDET -

Përqendrohuni te stërvitja:

kur njerëzit stërviten, në tru shtohen zonat që kontrollojnë kujtesën, mendimin dhe vëmendjen. Stërvitja e rregullt bën që të ketë më pak depozitime proteinash anormale në tru, të cilat kanë lidhje me sëmundjen e alzhajmerit. Kjo nuk do të thotë se dieta nuk ndikon, por në bazë të studimeve që janë bërë deri më tani, stërvitja është më efikase. Ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3 (peshqit, arrat dhe farat e lirit) dhe frutat e perimet e pasura me antioksidues (luleshtrydhet dhe spinaqi) përmirësojnë shëndetin e trurit, ndërsa sheqernat e rafinuara dhe ushqimet e përpunuara kanë efekt të kundërt.

Si të veproni:

ushtrimet aerobike janë konsideruar gjithmonë të duhurat për përmirësimin e shëndetit të trurit, por edhe trajnimi i rezistencës është i rëndësishëm. Në fakt, këto mënyra stërvitjeje i ofrojnë trurit përfitime të ndryshme, prandaj është mirë që të bëhen të dyja. Si stërvitja kardio, ashtu edhe stërvitja për trajnimin e rezistencës, përmirësojnë kujtesën që lidhet me hapësirën (për shembull, të kujtoni se ku kanë qenë më parë objektet në një dhomë). Ushtrimet kardio përmirësojnë memorien verbale (për shembull, pasi shpërqendroheni, jeni më të aftë të mbani mend një listë fjalësh). Kjo lloj kujtese ju lejon të fiksoni dy pjesë të informacionit njëkohësisht, duke sjellë ndër mend objektin që kërkoni por edhe vendin se ku e keni vendosur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.