NËSE DONI TË HUMBNI NJË MASË

Living - - SHËNDET -

Përqendrohuni te dieta:

për të humbur në peshë duhet të merrni sa më pak kalori dhe më pas, të ushtroheni për ta ruajtur atë. Shumica e njerëzve që ushtrohen për të humbur në peshë dhe nuk i kufizojnë kaloritë, humbin vetëm 2 deri në 3 për qind të peshës së tyre përgjatë 6 deri në 12 muaj. Arsyeja? Është shumë më e lehtë të mos marrësh 500 kalori në ditë - që ndihmojnë për të humbur një kile në javë - sesa të stërvitesh aq sa të djegësh të njëjtin numër kalorish gjatë ushtrimeve. Për shembull, një femër që peshon 70 kg, për të humbur pothuajse 500 kalori, duhet të pedalojë një orë në një biçikletë stacionare me shpejtësi mesatare. Gjithashtu, zhdukja e rreth 5 % të peshës trupore do ta zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit me gati 60 për qind.

Si të veproni:

konsumimi i më pak kalorive është më efikas, nëse ndiqni këto tre udhëzime: së pari, mbani një dietë kryesisht me bazë bimore (fruta, perime, drithëra të plota, fasule, arra, dhe yndyra të shëndetshme, si vaji i ullirit); së dyti, kufizoni ushqimet e përpunuara (ushqimet e ngrira, mishrat e yndyrshme dhe karbohidratet e rafinuara, duke përfshirë pastat dhe bukën e bardhë), të cilat përmbajnë shumë kalori boshe në formë sheqeri dhe yndyra jo të shëndetshme (për të mos përmendur, edhe shumë kripë). Nëse ndiqni këto dy udhëzime, duhet të mos harroni të tretin që lidhet me konsumimin e kalorive të reduktuara: të hani më shumë ushqime me pak kalori, por me densitet. Ushqimet plot kalori (djathi me yndyrë dhe mishi i kuq) kanë më shumë kalori për gramë, sesa ato që kanë pak kalori, por më shumë densitet (perimet, frutat e freskëta dhe drithërat e papërpunuara). Sipas një studimi të publikuar në revistën “Appetite”, duke ndjekur një dietë me pak kalori (pak yndyrë, prodhime natyrale ose duke shtuar ujë në receta), njerëzit konsumojnë 230 deri në 396 më pak kalori në ditë. Kështu edhe do të konsumoni ushqime që kanë shumë fibra, por edhe do të ndiheni më të ngopur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.