TARTË ME KIVI

Living - - KUZHINË -

Koha e përgatitjes - 20 minuta Koha e pjekjes - 25/30 minuta

Përbërësit për brumin:

250 g miell • 150 g gjalpë në temperaturë ambienti • 1 lugë gjelle sheqer pluhur •6 lugë gjelle qumësht • 1 majë thike kripë

Përgatitja:

1 Në robot ose me dorë në një tas, përziejmë miellin me gjalpin dhe sheqerin. Shtojmë më pas kripën dhe qumështin. Brumin e heqim nga roboti, i japim formë të rrumbullakët, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë. 2Pas3 kësaj, ndezim furrën në temperaturën 180° C.

Marrim brumin, e vëmë mbi një letër furre dhe e hapim hollë me petës në formë drejtkëndëshi. E shpojmë me pirun dhe e vëmë të piqet për 25/30 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet plotësisht. 4

Për dekorimin e tartës na duhen: 250 g djathë Mascarpone + 100 g djathë Philadelphia + 3 lugë sheqer pluhur. I përziejmë të gjitha në një tas dhe më pas e shpërndajmë mbi bazën. E zbukurojmë me feta kivi sipër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.