TË PAFAJSHMIT

Living - - UDHËTIME - PAOLA CALVETTI

Jakobi dhe Dasha, dy zëra të humbur në partiturën e jetës, ngjiten në skenë për të luajtur “Koncertin dysh për violinë dhe violonçel” të Brahmsit. Pas një mungese të gjatë, Jakobi kthehet në Firence, në Institutin e të Pafajshmëve, jetimoren ku u rrit, pasi u braktis nga një nënë e mbetur në hije, zbulimi i identitetit të së cilës, me kalimin e viteve, iu kthye në fiksim e nuk e linte të jetonte.

Dasha ka lindur në një qytet të vogël në Shqipëri. Falë një babai të devotshëm dhe largpamës, ajo ndoqi Liceun e Tiranës, ku u njoh me violonçelin, i cili do të bëhej shoku i saj i vetëm. Pas rënies së regjimit, ajo largohet me anije nga Porti i Durrësit, bashkë me instrumentin e saj, dhe zbarkon në Brindisi më 7 mars 1991, bashkë me mijëra refugjatë. Megjithëse iu desh të shkëpuste lidhjet me vendin e saj, muzika bëri mrekullinë: e mbrojti shpirtin e saj delikat e të fortë nga dhembja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.