“The Merchant of Venice”

thesari i parfumerisë veneciane

Living - - NEWS -

Venecia ka qenë kryeqendra e parfumerisë botërore për shekuj me radhë. Ndonëse vende të tjera filluan të njiheshin me kohën për aromat e tyre, sekretet dhe mjeshtërinë e prodhuesve venecianë të cilët kishin qënë të përzgjedhurit e të gjitha oborreve mbretërore nuk i sfidoi askush. Ata duket sikur kanë krijuar teknikat perfekte të ekstraktimit të aromave më mbresëlënëse që i trashëgojnë ndër breza për parfumet më fine, luksoze dhe me identitet të qartë.

Familja Vidal është një ndër to. Të përfshirë në artin e parfumerisë për më shumë se një shekull, ata krijuan një markë elitare që do të shprehte veçantinë e qytetit të Venecias. Kjo markë ishte “The Merchant of Venice” dhe përfaqëson artin e parfumerisë artizanale të Venecias që prezantohet me një shumëllojshmëri të madhe dhe ekskluzive të “Eau de Parfum” dhe “Eau de Toilette”. Ky emër prestigjoz lidhet gjithashtu edhe me linjën për kujdesin e trupit, produkte shtëpiake dhe aksesorë. Pak muaj më parë “The Merchant of Venice” prezantoi koleksionin e ri të parfumeve në mënyrën më origjinale dhe elegante të parë deri më sot. Aroma magjepsëse u bashkuar me muzikën klasike për të ofruar një përvojë shqisore unike. Gjatë shfaqjes së operës së Xhuzepe Verdit, “Attila”, në ambientet ekskluzive të “Gran Teatro La Fenice” në Venecia, admiruesve të teatrit iu paraqitën dy aromat e reja të koleksionit “La Fenice”. Në fund të aktit të parë, audienca “shijoi” një koktej aromatik i cili u krijua dhe u frymëzua veçanërisht nga aromat e linjës “La Fenice”. Koleksioni “La Fenice” është një projekt kulturor që lidh imazhin e markës me një nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare të Venecias. Përmes këtyre aromave të reja, “The Merchant of Venice” ka për qëllim të bëjë homazhe në teatrin “La Fenice” duke ngjallur dhe përcjellë të njëjtat emocione të krijuara nga një opera klasike. Një parfumeri dhe një institucion muzikor, që përfshin stilin venecian dhe atë ndërkombëtar, kanë krijuar një partneritet të fortë prej ngjashmërisë së stilit, kreativitetit dhe elegancës së pakrahasueshme. Ky koleksion i veçantë, “pour Homme” dhe “pour Femme”, bashkon në mënyrë ideale paketimin në stilin e veprës “Tregtarit i Venedikut” me ngjyrat tipike të teatrit: e artë dhe blu e lehtë. Ky është thesari që do të mbani në duar e do të ndjeni në trupin tuaj. Një “eliksir magjik” në një shishe po aq të sofistikuar dhe elegante. Mjeshtrat e parfumeve për realizimin dhe formësimin e shishes ndjekin ende mënyrën tradicionale e artizanale qindravjecare të muranos. Cdo shishe është unike e punuar me dorë deri në perfeksion. Janë këto arsyet që parfumet “The Merchant of Venice” janë parë gjithmonë si simboli i rafinimit dhe elegancës më elitare të Venecias.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.