E FRANCESCA DELL’ORO

Living - - NEWS -

Tprej shumë vitesh, parfumi nuk është thjesht aromë, por gjendje shpirtërore dhe fizike. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se, parfumi mund të stimulojë gjendjen mendore e të ekuilibrojë atë emocionale. Në shumicën e rasteve, fragranca që zgjedhim të na përfaqësojë, është aroma që na sjell ndër mend një çast, një emocion, një kujtim. Aromat e Francesca Dell’Oro-s kanë lindur të jenë të tilla, pasi parfumet e kësaj marke italiane, mbartin magjinë e produktit autobiografik të krijueses së tyre, por edhe të personit që i “vesh” ato. Pas një pune kërkimore shumëvjeçare, e përkushtuar për të zbuluar aroma të reja që përkthejnë gjendjen tonë shpirtërore, Francesca Dell’Oro njihet tashmë për parfumet unike dhe ekskluzive. Për t’u dhënë formë ëndrrave, ajo përdor lëndën e parë më cilësore, delikate dhe të çmuar nga çdo cep i botës, duke i përpunuar sipas rregullave klasike të parfumerisë artizanale, por duke u dhënë edhe një prekje bashkëkohore e glamur. Tashmë femrat i njohin mirë disa nga aromat më kuptimplota, por si të zgjedhin të duhurën, në gamën e pafund të parfumeve? Studimet thonë se ne priremi të zgjedhim aromën që është më pranë asaj të trupit tonë. E nëse femrat zgjedhin duke u nisur nga aroma, meshkujt zgjedhin duke u nisur nga pamja e ambalazhit të parfumit.

Pavarësisht nga kjo, parfumet e Francesca Dell’Oro-s janë larg klishesë së përcaktuar nga gjinia dhe secili prej tyre, është “no sex”. Ndizini shqisat dhe ndjeni aromën tuaj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.