LIRIA

për të udhëtuar në rrugë të pagjurmuara më parë

Living - - SPORT - A. Einstein

Jeta është si një xhiro me biçikletë. Për të ruajtur ekuilibrin duhet të pedalosh.

ASIONI PËR ÇIKLIZMIN nuk është vetëm çështje formash, por dhe një koncept etik. Kush ngjitet, kthesë pas kthese e malore pas maloreje, duke vënë në provë trupin, e di mirë se të ecësh me biçikletë, përveçse vë në provë rezistencën, lodhjen dhe kurajën, është njësoj sikur të kridhesh në një mori emocionesh, sikur prek qiellin me dorë.

Shembulli më i mirë i gjithë kësaj, është të mësosh një fëmijë t’i japë biçikletës; në këtë mënyrë, i rrituri përcjell entuziazmin për një stil jete.

Të përballesh me rrugën, me ulengritjet e saj jo pak të rrezikshme, në fund të fundit është një metaforë ekzistenciale. Ajo personifikon jetën, që të detyron të përballesh me çaste dhimbjeje dhe lumturie për të të stërvitur e për të testuar frikërat dhe pasiguritë.

Biçikleta është pasion dhe lodhje, është liria që të jep një mjet për të shkuar në çdo skaj që dëshiron. Këtë sekret e ka

zbuluar dhe Aldo Bonata. I diplomuar si inxhinier, por artist në shpirt, çiklisti dhe fotografi ka gërshetuar logjikën dhe pasionin në një element të fuqishëm si biçikleta. Është e vështirë ta përshkruash me fjalë atë që ndien kur ndjek një çiklist apo një grup çiklistësh, të cilët flasin gjithë pasion për emocionet e pedalimit.

“Gjëja më e rëndësishme është liria. Ajo si koncept vjen paralel me një dhuratë tjetër, që është forca e gjithsecilit prej nesh, për të shkuar aty

ku dëshiron. E dyta, është të arratisesh nga monotonia e jetës së përditshme, nga realiteti i zhurmshëm, dhe të përballesh me një çast ku do të kontrollosh lëvizjet. Në këtë rast, ti realizon ëndrrën tënde, apo shijon një tablo që e ke pikturuar vetë, që nga subjekti, ngjyrat apo intensiteti me të cilin e ke realizuar”, - thotë Aldoja.

Por nuk mbaron me kaq: “Arsyeja e tretë është sfida ose instinkti, fakti që natyra e ka programuar njeriun që të jetë sfidues, për t’u përballur me çdo të papritur që nuk njeh. Në këtë pikë, sporti i çiklizmit është më dinjitozi, sepse, nëse në çdo sport vuajtja është dhimbje, në çiklizëm është kënaqësi. Nuk ka asnjë sport tjetër që e kthen vuajtjen në kënaqësi.”

Aldo Bonata ka një personalitet të fortë dhe të brumosur me dashuri, vëmendje dhe edukatë në nivelet më të larta dhe cilësore, ndaj nuk e pranon lehtë humbjen, poshtërimin dhe denigrimin. Natyra e ka krijuar njeriun që të luftojë dhe të përballet me çdo gjë që nuk njeh, por është ky lloj socializimi, që nxjerr në pah karakterin dhe dinjitetin të cilët sjellin forcën, një tipar ndoshta jo dominues, por që të shtyn të nisesh papritur për në Korçë duke pedaluar 300 kilometra pa ndalim.

“Arsyeja tjetër është dhe fakti që çiklizmi është një proces partizan. Në njëfarë mënyre, është vetmia ajo që të shtyn të pedalosh, të ecësh e të shkosh kudo. Në çdo udhëtim, ka forca të magjishme që të japin kurajë dhe të ngazëllejnë.” Pikërisht kjo ka ndodhur me Aldon dhe shumë çiklistë të tjerë, që me kurajë, dëshirë dhe forcë, me kokoret dhe veshjet shumëngjyrëshe, mbushin rrugët tona. Njësoj si Aldoja, edhe shumë të tjerë mund të kenë një të kaluar, një dramë, një traumë që duan ta mposhtin, duke i thënë vetes që janë të fortë dhe mund të kapërcejnë çdo të përpjetë që u del përpara.

Çiklizmi është një sport ku nuk ka të humbur. Në një mënyrë apo një tjetër, çiklizmi u jep të gjithëve një copë të vogël fitoreje. Është fitorja me veten që e bën çdo gjë më të bukur, më të pushtetshme dhe të magjishme.”

Saktësia e biçikletës së shpikur nga Leonardo da Vinci, qëndron te rrota, të cilën fare mirë mund ta krahasojmë me embrionin, elementin kyç që e bën njerëzimin të ecë përpara. Ajo është personifikimi i ciklit jetësor.

Konkurrenca, dëshira për triumf dhe ngadhënjimi janë elemente që nuk burojnë nga logjika. Konkurrenca siguron vazhdimësinë, si te “metafizika e dashurisë” të Shopenhauerit, ku instinkti është ai që udhëheq njeriun të gjejë partnerin/en më të mirë për vazhdimësinë. “Biçikleta është sporti i muskujve, sepse kërkon performancë fizike dhe trup të stërvitur, - thotë Aldoja. – Dhe biçikleta si element, nuk e njeh ciklin përmbyllës, sepse mund ta praktikosh në çdo moment në jetë. Në çdo çast, mund të bëhesh shok i ngushtë me të”.

Saktësia e biçikletës së shpikur nga Leonardo da Vinçi, qëndron te rrota, të cilën, fare mirë, mund ta krahasojmë me embrionin, elementin kyç që e bën njerëzimin të ecë përpara. Ajo është personifikimi i ciklit jetësor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.