EFA

DHE KARAKTERI I NJËJTË ME KALIN E SAJ

Living - - SPORT -

Efa merret me hipizëm prej rreth 3 vitesh. Ishte dashuria për kafshët e veçanërisht për kuajt, ajo që e shtyu të merrej me një sport të tillë. Duke qenë një sport i veçantë e jo shumë i përhapur në Shqipëri, hipizmi e tërhoqi Efën që në moshën 13-vjeçare. Ajo kujton me mall kohën kur kalëronte sipër Malborit, ponit mistrec. “Nga tre vite kalërim, kam kuptuar që ponit janë raca më tekanjoze dhe më e pabindur krahasuar me kuajt e tjerë. Ponit janë të lëvizur dhe të pamatur, si fëmijët.” Ndonëse ka kalëruar dhe ka pasur lidhje me shumë kuaj, ajo që i vodhi zemrën, ishte Alba. “Alba ka lindur në të njëjtin vit me mua, është moshatarja dhe shoqja ime më e mirë! Me të u kuptova që në çastin e parë. Është shumë inteligjente dhe e ndjeshme.” Duket e habitshme, por Efa thotë se Alba ka të njëjtin karakter si ajo, ndaj ka ndodhur dhe kjo alkimi. “Kalërimi ka luajtur rol kyç në formimin e personalitetit tim. Më ka bërë më të fortë, më të pavarur dhe me më shumë vetëbesim. Mësova t’u kushtoja vëmendje detajeve e të kisha në kontroll emocionet dhe një kalë të gjatë gati dy metra.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.