REZARTA & FRENKI:

“GRINDAVECET” E KLUBIT QË E KUPTOJNË NJËRA-TJETRËN DUKE U PARË NË SY

Living - - SPORT -

Rezi është 15 vjeçe dhe merret me kalërim prej një viti. Kuajt e tërhiqnin shumë dhe kjo ishte arsyeja pse, së bashku me familjen, vizitonte shpesh resortin. Kur mësoi se në atë resort mund të kalëronte e instruktuar nga profesor Gazi, nuk priti më, por u regjistrua. Ashtu si vajzat e tjera, edhe Rezi i do shumë të gjithë kuajt, por Frenki duket se është kali i saj, sepse, sipas saj, i përshtatet në karakter! Duke qeshur, vajzat pohojnë njëzëri se, si Frenki, ashtu dhe Rezi, janë “grindavecet” e grupit. Në fillim, Rezi kujton që ndiente ankth kur afrohej pranë një kafshe aq të madhe, por, pasi mësoi se Frenki dhe kuajt e tjerë ishin të stërvitur posaçërisht, i doli frika. “Besimin e kam fituar duke kaluar kohë me kuajt, duke i ushqyer, duke i përkëdhelur. Me ta, nuk është e vështirë të kuptohesh, pasi kanë gjuhën e tyre! Me të gjithë kuajt jam e lidhur, por ashtu si shoqet, kam edhe unë kalin tim të preferuar, Frenkin, me të cilin jam shumë e lidhur shpirtërisht.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.