SI TË PËRGATISIM NJË ÇAJ MATCHA:

Living - - TREND -

HAPI I: Hedhim 1 lugë çaji matcha në një enë porcelani.

HAPI II: Pasi të ketë zier uji, e lëmë të ftohet 5 minuta, pastaj hedhim mbi pluhurin një sasi të vogël uji.

HAPI III: E përziejmë mirë, derisa çaji të shkumëzohet pak dhe të përftojmë një masë të njëtrajtshme. Nëse dëshironi ta holloni, hidhini më shumë ujë. Nëse e preferoni më kompakte, mjaftojnë 100 ml ujë.

HAPI IV: Shijojeni çajin direkt nga tasi ku e përgatitët.

Të apasionuarit pas këtij çaji kanë dhe mjetet e duhura me të cilat përgatitet tradicionalisht çaji matcha, si: tasin, përzierësin (chazen) si dhe matësin prej dru bambuje (chashazu).

Jo rastësisht populli kinez dhe japonez, janë ndër popujt më jetëgjatë, pasi janë konsumues të çajit që në antikitet.

Jeto gjatë dhe shëndetshëm me MATCHA!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.