STILI BAROK NË KËRKIM TË FORMAVE TË NDËRLIKUARA

Arkitektja Nada Çela, e kompanisë “JOKE”

Living - - SHTËPI -

Nada Çela, është një arkitekte jo pak e njohur për Living. Prej vitesh, ajo ka klientët e saj në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, dhe vazhdon të jetë e kërkuar për shijen e mjaft njerëzve që arredojnë ambientet e tyre, për stilin dhe origjinalitetin që e karakterizon. Të zotërosh një kompani si “JOKE”, e cila jo vetëm dizajnon, por dhe prodhon mobilie, të jep privilegjin e madh të shërbesh shpejt dhe të plotësosh çdo tekë të klientëve. Nadës, shpesh i duhet t’i bindë ata që të kenë besim te zgjedhjet e saj, por, nga ana tjetër, ajo tregon se nuk janë të rralla rastet kur i duhet të bëjë edhe kompromise. Arkitektja Nada Çela ka prezantuar disa herë projektet e saj në Living, të cilat janë pëlqyer shumë nga lexuesit tanë. Kjo është arsyeja kryesore pse revista e përzgjedh vazhdimisht atë. Sot, Nada ndan me ne dhe lexuesit një nga punët e saj më të veçanta. Një apartament unik, sidomos për guximin me të cilin është punuar. Një stil barok, në dukje i rëndë, por aq i sofistikuar, saqë e bën atë ideal për banorët e tij, dhe një eksperiencë ndryshe për vetë arkitekten.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.