TUALETI

Living - - SHTËPI -

është në sinkron me gjithë stilin e përdorur në ambientet e tjera. Ky është një tualet ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, dhe është një vazhdimësi e korridorit. Mbi të gjitha, spikat trajtimi i tij me letër murale, për të cilin është treguar një kujdes i veçantë për mënyrën e ngjitjes dhe llojin e ngjitësit të përdorur. Kemi zgjedhur një lavaman me këmbë të rrumbullakosura, mbi të cilin kemi vendosur një pasqyrë me dekor të rëndë dhe dy ndriçues muralë në të dy krahët e saj, që krijojnë një atmosferë shumë të ngrohtë.

Kemi përdorur pllaka mermeri që zhvillohen pak më lart se pjesa e lavamanit, dhe gjithë pjesën tjetër e zë letra murale. Ajo çka bie në sy, janë rubinetet, tubat e shkarkimit, grupi i dushit dhe piletat, të cilat janë në ngjyrë të artë e në stilin barok. Pra, i kemi kushtuar vëmendje çdo detaji, sado të vogël, për ta shprehur në çdo formë dhe mënyrë stilin që kemi dashur të realizojmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.