BISKOTA të ABRUZZOS me miell misri

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

300 g miell misri i imët • 100 g miell i bardhë • 200 g sheqer • 4 kokrra vezë • 125 g gjalpë i tretur, i vakët • 1 limon bio - vetëm lëkura • 50 g fara pishe ose bajame • 100 g rrush i thatë • 1/2 bustinë sodë për ëmbëlsira (8 g) • një majë luge kripë

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1. Në një tas me ujë të ngrohtë, vëmë rrushin e thatë të hidratohet për 10 minuta. Më pas, e kullojmë dhe e thajmë me letër thithëse kuzhine.

2. Përziejmë në një tas miellrat me sodën, të cilën e hedhim me sitë, lëkurën e limonit dhe kripën.

3. Përziejmë me pirun të verdhat e vezëve me sheqerin, derisa të bëhen si krem. I shtojmë te tasi ku kemi miellrat. Shtojmë gjalpin, rrushin e thatë, farat e pishave dhe i përziejmë me lugë druri.

4. Me rrahësen elektrike, rrahim të bardhat e vezëve dhe i bëjmë marengë dhe më pas, i shtojmë te tasi ku kemi brumin.

E përziejmë brumin me dorë, marrim pak prej tij dhe formojmë toptha sa një kokërr arrë. I vëmë në tavën e furrës me letër dhe i pjekim për 15/20 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.