DEDIKIMI i MONICA-s

“Kur të njoha, nuk e dija se ti ngrije në këmbë një komb”

Living - - PERSONAZH -

“Kaq ishte...

Si në një shfaqje teatrale, ulet sipari, fiken projektorët dhe aktorët shkojnë në shtëpi. Kështu u largove ti nga fusha sonte, si një aktor i madh, i cili përkulet, përshëndet publikun dhe mallëngjehet në duartrokitjet e pareshtura. Vështirësitë, që ke ditur t’i kapërcesh, por edhe kënaqësitë e arritjeve janë gdhendur si rrudha të thella në fytyrën tënde sonte. Krenar, i emocionuar dhe disi i shëndoshur. Ti deshe ta përjetoje këtë emocion bashkë me djalin tonë, i cili, i hutuar, shihte rreth e qark dhe duartrokiste të atin. Unë, jashtë vijave kufizuese, ju shihja dhe ndihesha krenare për ju dhe njësoj si tifozët e flaktë, brohorisja emrin tënd: LORIK CANA! Kur të takova, nuk e dija kush ishe, por nuk ma merrte mendja se një njeri mund të kishte kaq vlerë për një komb.

Sa ndjesi e bukur ishte të shihje bashkëkombësit e tu të emocionuar po aq sa ti, teksa të duartrokisnin e të thoshin “lamtumirë”!

Sa bukur ishte të ndieje ngrohtësinë e një kombi që, edhe pse nuk është kombi im, më entuziazmon dhe më emocionon kurdoherë! Ashtu siç ndodhi mbrëmë, kur ai zotëria i moshuar të priti deri në orën 01:30 të natës te parkimi, afër makinës tënde vetëm për të të thënë: “Faleminderit, kapiten!”

Tani nis një jetë e re, një rrugëtim, të cilin jam e bindur se do ta përballosh me të njëjtën grintë dhe të njëjtën karizëm drithëruese që kishe sonte në fushën e lojës.

Atëherë: “Forca, kapiten! Nga fitorja në fitore!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.