Nisja me avion nga Tirana dhe mbërritja në STAMBOLL

Living - - PERSONAZH -

Akomodimi në hotel me 4 yje në qendrën historike. Darka ne hotel.

Dita 1:

Mëngjesi në hotel. Vizitë në Pallatin e Dollmabahce-t i ndërtuar në shekullin XIX dhe një nga pallatet më madhështore në botë, përdorur si rezidencë e sulltanëve të fundit të perandorisë, në Hipodrom, skena e garave bizantine të atletikës apo festimit të fitoreve dhe aktiviteteve politike, në Xhaminë Blu (Sultan Ahmet Camii), e famshme për 20 000 pllakëza blu mozaik nga Iznik, në kishën "Haghia Sophia" (Shën Sofia), një nga mrekullitë e botës së lashtë, ndërtuar në vitin 536 pas vdekjes së Krishtit nga perandori Justinian, e kthyer në xhami në vitin 1453 dhe tani në muze, Topkapı Palace (Muze) me pamje mahnitëse të detit të Marmarasë, Bosforit dhe Bririt të Artë, ndërtuar në një nga kodrat e Stambolllit, vendbanim i sulltanëve për 400 vjet. Këtu mund të njiheni me mrekullitë e arkitekturës moderne dhe asaj bizante që përbëjnë një nga magjitë e stilit otoman. / Darka në hotel

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Shëtitje në Bulevardin e Bagdatit, lagjen "Uskudar", Kullën e Vashës, Kodrën e të Dashuruarve, Urën e Bosforit, shëtitje në Bosfor dhe më pas vizitë në Pazarin e Madh. / Darka ekstra në një nga lokalet me muzike tradicionale . Dita 3:

Kthimi për në Tiranë

Në çmim përfshihen: Udhëtimi me Pegasus Airlines Akomodimi 3 net me mëngjes Darka ditën e parë dhe të dytë Transfertat dhe ekskursionet me shoqërues

Shëtitje në Bosfor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.