Nisja nga Tirana me Wizz Air dhe mbërritja në Vjenë dhe Budapest

Living - - PERSONAZH -

Akomodimi në hotel me 4 yje afër qendrës së Vjenës.

Dita 1:

Mëngjesi në hotel. Fillohet me shëtitje me autobus përgjatë Ringstrasse (bulevardi më i madh në Vjenë) për të marrë përshtypjet e para për pikat më të njohura të Vjenës: Parku i Qytetit, Opera Shtetërore, Muzeumi i Arteve të Bukura dhe Muzeumi i Historisë Natyrore, parlamenti, bashkia, Teatri Burg dhe Kisha Votive. Vizitë në pjesët më të bukura të qendrës së qytetit: Hofburg (rezidenca dimërore e Habsburgëve), rruga "Kärtner", Katedralja e Shën Stefanit, shtëpia ku ka jetuar Mozarti, etj. / Dreka e lirë. / Kthimi në hotel. / Pasdite e lirë.

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Vizitë opsionale për në Pallatit Schönbrunn, ish-residenca perandorake dhe një nga vendet turistike kulturore më të rëndësishme në vend. Pallati Schonbrun nuk është vetëm një rezidencë imperiale dhe vend ku janë zhvilluar festa të pafund, por gjithashtu edhe një vend ku artistë të famshëm nga epoka të ndryshme kanë krijuar ambiente të një bukurie të rrallë. Të gjitha dhomat e pallatit kanë një histori të vetën, histori të ngjarjeve historike të cilat janë tregues të një atmosfere mbarëbotërore të epokës perandorake. / Pasdite e lirë. / Nisja për në Budapest. / Akomodimi në hotel 4 yje afër qendrës.

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Pas një prezantimi me historinë e qytetit të Budapestit vazhdohet me guidën, gjatë së cilës vizitohen vendet më domethënëse të qytetit, si Memorandiumi i Mileniumit, rruga "Andrasi", Shtëpia e Operas, Ndërtesa e Parlamentit, Kështjella në Buda ku ndodhet dhe Kisha Matias, ish-pallati mbretëror dhe Bastioni i Fishërman. / Nisja për në aeroport dhe kthimi për në Tiranë

Në çmim përfshihen: Udhëtimi me avion Akomodimi në hotel me 4 yje në Vjenë dhe Budapest Transfertat me autobus turistik Guidat turistike në Vjenë dhe Budapest

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.