DREAM CATCHER, simboli i mbrojtjes dhe rehatisë

Living - - PASION -

Dream catcher është sot një simbol që e gjen gjithkund. Objekti është shumë i përhapur dhe i preferuar si dekor, por origjina e këtij simboli u përket amerikanëve autentikë, në kulturën e të cilëve rrjeta e thurur në një rreth shërbente për të kapur ëndrrat e këqija. Ishin disa fise indiane që e përdornin kapësen e ëndrrave si simbol të mbrojtjes dhe rehatisë. Gjithashtu, legjendat për të janë të shumta. Sipas rrëfenjave të fisit Ojibwa, një nënë merimangë mistike, ishte mbrojtëse shpirtërore e fisit, veçanërisht për fëmijët dhe bebet. Ndërsa brezi i ri rritej dhe shpërndahej, ajo e kishte të pamundur t’i ruante të gjithë, ndaj dhe krijoi kapësen e parë të ëndrrave. Një model, i cili u ndoq dhe u trashëgua nga gjyshet dhe nënat. Amerikanët autentikë besojnë se ajri i natës është i mbushur me ëndrra, të mira dhe të këqija, ndaj kapësja e ëndrrave varet në një vend ku mund ta kapë dielli i mëngjesit, në mënyrë që ëndrrat e këqija të digjen sapo të agojë. Të gjithë elementet që indianët i kanë vendosur kapëses së ëndrrave, kanë kuptime që lidhen ngushtë me jetën reale. Forma rrethore për shembull, përfaqëson ciklin jetësor dhe rrugëtimin e Diellit dhe Hënës përmes qiellit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.