NGJYRA DHE FORMA

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

Gjithashtu, mjeku analizon formën dhe ngjyrën e gjuhës. Në kushtet e mosbalancimit të energjisë, gjuha mund të jetë: e zverdhur, e kuqe, e kuqe e errët, ngjyrë vjollcë ose blu dhe secila nga këto ngjyra tregon një gjendje patologjie të caktuar. Veç këtyre, mund të vërehen edhe njolla, të cilat mjeku i interpreton në bazë të madhësisë dhe pozicionit që kanë. Duhet theksuar se ngjyra e gjuhës tregon një ndryshim të energjisë, që vazhdon prej një periudhe të caktuar, dhe që ka nevojë për kohë që të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjatë kontrollit të saj, mjeku vëzhgon me kujdes përmasat, lirshmërinë dhe trashësinë e këtij organi. Në bazë të formës gjuha përcakton një problem të caktuar kur paraqitet: e hollë, e trashë, e ënjtur dhe e zgjeruar, e butë dhe e qullët, e shkurtuar dhe e kontraktuar, e ngurtë dhe me dridhje, e devijuar anash, e tendosur dhe e zgjatur, e mpirë dhe e lakuar, me pulsime dhe lëvizje të vogla e të shpejta. Të gjitha këtyre karakteristikave i përket një gjendje energjie e tepërt ose që mungon, e cila për mjekun është një e dhënë e rëndësishme në vlerësimin e gjendjes së pacientit.

Për fat të keq, me kalimin e viteve si dhe me evoluimin e aparaturave mjekësore, kjo praktikë ka humbur dhe nuk përdoret më, duke qenë se mjekët sot vlerësojnë një grup parametrash të ofruara nga analizat laboratorike. Megjithatë, gjuha është harta e shëndetit, e cila mund ta drejtojë mjekun jo vetëm drejt kontrolleve më të përqendruara, por edhe për të dhënë ndihmën e parë. Është normale që rezultatet e nxjerra nga kontrolli i gjuhës, të plotësohen nga analiza dhe studime më të detajuara, por le të shohim fillimisht këtë “hartë” të vogël, për të kuptuar më mirë atë që do të na përcjellë me ngjyrën dhe pamjen e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.