Veggie Tirana, ditë vegane

Living - - PASION -

Një model tjetër suksesi është pa dyshim Veggie Tirana, në zemër të bllokut, që shërben në mënyrë ekskluzive menu vegjetariane dhe vegane; një sipërmarrje e vështirë në një vend mishdashës si Shqipëria. Pas kësaj sipërmarrjeje qëndron Ina, e cila vjen me një eksperiencë tërësisht ndryshe. “Çdo gjë filloi me librin e Allen Carr-it, “Humb në peshë tani”; një bestseller për filozofinë e jetës dhe ushqimit, për respektin ndaj vetes dhe mjedisit. Pas leximit të librit “Humb në peshë tani” që u soll në shqip nga botimet “Living”, vendosa të bëhesha vegjetariane,

të bëja një ndryshim të menjëhershëm.” Ndërkohë, gjatë një udhëtimi në Vjenë, në këtë filozofi të re jete, ajo zbuloi një ambient të ngjashëm me atë që do të hapte vetë më vonë dhe që ishte dhe shkëndija e parë, e cila i solli dëshirën për të bërë të njëjtën gjë në Tiranë. “Nevoja për t’u ushqyer dhe mungesa e produkteve apo shërbimeve që ofronin pjata të tilla këtu, më bëri të guxoja dhe t’i jepja jetë Veggie Tirana. Ideja ime, por dhe e vendit nga i cili u frymëzova, ishte shërbimi i shpejtë, me pak tavolina dhe ushqim të shëndetshëm.”

Veggie ofron dhe një shërbim të veçantë siç është dieta 28 ditore detox, e personalizuar për çdo klient. Ina ka krijuar një ekip të përbërë nga një nutricioniste dhe një dietologe, të cilat krijojnë profil metabolik të klientit dhe si rrjedhojë, dietën dhe recetat, të cilat ndryshojnë çdo ditë. Të ushqehesh me filozofinë vegane apo vegjetariane, nuk do të thotë të heqësh dorë nga ushqimi apo nga pjatat e tua të preferuara, por të ndërgjegjësohesh për vlerat ushqimore, të duash dhe të respektosh më shumë veten, trupin, mjedisin dhe tokën ku jetojmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.