SALLATË

Me barbunja dhe misër

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

500 g barbunja jeshile të holla (të freskëta ose të ngrira) 1 qepë e kuqe

4 lugë vaj ulliri

1 lugë uthull e kuqe 1 lugë mustardë 1 misër i zier

400 g domate qershiza salmon i tymosur apo i freskët, feta pule ose atë që dëshironi kripë dhe piper sipas dëshirës

PËRGATITJA:

1. Në një tenxhere me ujë të kripur të valuar, hedhim barbunjat e qëruara dhe i lëmë në flakë derisa të ziejnë, por të mbeten dhe krokante. I kullojmë dhe nëse duam të kemi barbunja me ngjyrë të bukur jeshile, i hedhim në një tas me ujë të ftohtë dhe akull. Në të kundërt, kullojini dhe lërini mënjanë të ftohen.

2. Në një tigan, skuqim qepën e grirë në feta të holla me pak vaj ulliri. E heqim dhe po aty skuqim salmonin të prerë në copa të vogla. E heqim nga flaka dhe e lëmë të vaket.

3. Në një tas të madh, përziejmë me lugë druri uthullën, vajin që na ka mbetur dhe mustardën. Shtojmë salmonin, qepët, barbunjat, domatet dhe misrin e zier. E rregullojmë për kripë e piper dhe e shërbejmë pas 15 minutash, sa të marinohen me salcën me mustardë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.