KEK ME MOLLË i Bolzanos

Living - - KUZHINË -

Koha e përgatitjes - 20 minuta Koha e pjekjes 50 minuta

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:

70 g gjalpë i tretur, i vakët

70 g miell tipi 00 1 kokërr vezë + 1 e verdhë veze 100 - 120 g sheqer 1 bustinë vanilje 4 mollë

1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira

90 ml qumësht i vakët

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1. Me rrahësen e vezëve me dorë, ose në robot, rrahim për 3 minuta vezët me sheqerin dhe vaniljen.

2. Shtojmë gjalpin dhe më pas hedhim herë qumësht dhe herë miell, derisa ta hedhim të gjithë sasinë. Hedhim sodën me sitë dhe i përziejmë me lugë druri ose spatul.

1. Mollët e qëruara i ndajmë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve ose me thikë.

5. Shtojmë mollët te brumi dhe i përziejmë edhe këto me kujdes. Hedhim brumin në tavën e lyer që më parë me gjalpë dhe miell ose ku kemi shtruar letër furre.

E pjekim në furrë për rreth 50 minuta. Keku mbetet i lagësht. Është më i mirë i ftohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.