FOKAÇE ME MOLLË

Dhe djathë

Living - - KUZHINË -

Koha e përgatitjes – 20 minuta Koha e pjekjes - 25/30 minuta

PËRGATITJA (faza e parë):

Në një tas, përziejmë ujin e vakët, sheqerin dhe majanë e birrës, derisa majaja të tretet plotësisht. Shtojmë përbërësit e tjerë dhe e lëmë brumin të pushojë për 10 minuta (brumi është i qullët, se ashtu duhet të jetë).

PËRBËRËSIT (për fazën e dytë) -

në tasin ku kemi brumin, shtojmë: 1/4 gotë vaj ulliri ose luledielli (pra, 50 ml) rreth 1 gotë e gjysmë miell I përziejmë të gjitha derisa të përftojmë një brumë homogjen që nuk ngjit (shtoni pak miell, nëse nevojitet). E lëmë brumin të pushojë për 5 minuta.

NA DUHEN GJITHASHTU:

150 g djathë që shkrin (edhe djathë për pica është mirë)

3 mollë të kuqe, të paqëruara 2-3 lugë vaj ulliri Përgatitja bëhet në dy faza

PËRBËRËSIT PËR NJË TAVË TË MADHE FURRE (për brumin në fazën e parë):

1 gotë miell (gota merr 200 ml ujë)

1 gotë ujë të vakët

1 lugë të madhe maja birre të thatë 1 lugë sheqer 1 lugë të vogël kripë degë trumze (jo e domosdoshme)

2 lugë vaj ulliri + 2 lugë qumësht për të lyer anësoret e brumit para se të piqet.

PËRGATITJA (faza e dytë):

Ndezim furrën në temperaturën 200° C.

1. Në tavën e lyer me pak vaj ulliri, hapim brumin me dorë dhe vendevende e shtypim me majat e gishtave. Shpërndajmë gjysmën e djathit, mollët e prera në feta të holla, me lëkurë, i vendosim sipër njëra-tjetrës, e spërkasim me vajin e ullirit, degët e trumzës, lyejmë me penel anësoret e brumit me vajin dhe qumështin që i kemi përzier më parë me pirun, dhe e vëmë të piqet për 20 minuta.

2. Pas kësaj kohe, e nxjerrim dhe shpërndajmë sipër djathin që na ka mbetur. E vëmë të piqet edhe 5 minuta të tjera derisa djathi të shkrijë. E spërkasim me kripë kokërrmadhe, e presim në copa dhe e shërbejmë të vakët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.