KEK IRLANDEZ

Me mollë

Living - - KUZHINË -

Koha e përgatitjes - 20 minuta Koha e pjekjes - 45 minuta

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24/26 CM:

• 350 g miell• 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)• 170 g sheqer• 3 kokrra vezë• 80 ml qumësht• 110 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi• 1 majë thike kripë• 1/2 lugë e vogël kanellë• 1 majë luge e vogël arrë moskat• 4 kokrra mollë• 2 lugë sheqer kaf për ta spërkatur

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

Mollët e qëruara i presim në kubikë jo shumë të vegjël (2-3 cm).

1. Në një tas hedhim miellin dhe sodën me sitë, kripën, kanellën dhe arrën moskat. Shtojmë gjalpin të prerë në kubikë, dhe i përziejmë me pirun ose me dorë. Shtojmë sheqerin dhe mollët, i përziejmë me lugë druri dhe e lëmë tasin mënjanë.

2. Në një tas tjetër, me rrahësen e vezëve me dorë, rrahim vezët me qumështin derisa të bëhen si masë homogjene dhe më pas i hedhim në tasin ku kemi brumin. I përziejmë me lugë druri, hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose e kemi lyer me gjalpë e miell.

3. Shpërndajmë sipër 2 lugët e sheqerit kaf dhe e vëmë të piqet për 45/50 minuta ose derisa të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe ajo të dalë e pastër. Kur të shohim se ka marrë ngjyrë, e mbulojmë me letër alumini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.