KEK me kungull të verdhë dhe çokollatë

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË DREJTKËNDËSHE 30X11 OSE PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:

• 250 g kungull i verdhë, i peshuar, pa lëkurë • 150 g gjalpë i butë si krem • 50 g sheqer kaf ose i bardhë • 80 g sheqer i bardhë • 2 kokrra vezë • 250 g miell

• 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) • 1/2 lugë e vogël kanellë ose sipas dëshirës • 100 g çokollatë e zezë, e grirë në thërrime të mëdha

PËRGATITJA:

1. Kungullin e prerë në copa, e ziejmë derisa të zbutet ose e pjekim për 30 minuta në furrë, në temperaturën 250° C dhe pasi ta kullojmë mirë, e shtypim me pirun.

2. Në një tas, me rrahësen e vezëve me dorë, përziejmë gjalpin me sheqerin, shtojmë vezët, miellin, sodën, të cilën e hedhim me sitë, kungullin, çokollatën si dhe kanellën.

3. Hedhim brumin në tavën e lyer që më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për rreth 1 orë në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 200°C.

Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e pastër. Meqenëse koha e pjekjes është e gjatë, pasi të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini që të mos digjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.