POR ÇFARË NA TREGON PAMJA E GJUHËS?

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

Në kushte të mira shëndetësore, shtresa ose cipa e gjuhës është e hollë, me ngjyrë të çelët dhe pak e lagësht, me luhatje të vogla gjatë aktivitetit ditor. Në raste patologjike ose çrregullimi, cipa e saj mund të jetë më e trashë ose më e hollë se zakonisht, mund të jetë shumë e lagësht ose shumë e thatë dhe me ngjyrë anormale. Mund të ndryshojë ngjyrë në të bardhë të theksuar, të verdhë, të verdhë të theksuar apo deri në të zezë. Kjo shtresë është një element shumë i rëndësishëm për të vlerësuar tretjen dhe metabolizmin. Gjithashtu, duhet të vërejmë nëse kjo shtresë është e rrënjosur mirë dhe nuk mund të pastrohet apo e kundërta. Nga kjo e dhënë, së bashku me ngjyrën dhe

lagështirën, mjeku vlerëson gjendjen e pacientit. Sasia e lagështirës së cipës së gjuhës, varet nga metabolizmi dhe lëngjet organike, ndaj një lagështi e tepërt tregon që këto lëngje nuk arrijnë të përhapen si duhet në organizëm, ndërsa një gjuhë e thatë, tregon mungesë të lëngjeve organike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.