Greeny Tirana

Living - - PASION -

Është gërshetimi më i bukur mes arkitekturës, dizajnit dhe dashurisë për kulinarinë, që nga Parisi në Tiranë, për të kombinuar dy pasione, të cilat lidhen me estetikën, shijen dhe të jetuarin shëndetshëm. Suksesi që fshihet pas kësaj sipërmarrjeje, e ka emrin Erjon. Ky ambient i vogël, shumë pranë stadiumit “Selman Stermasi”, shërben sallata vegane dhe vegjetariane, receta nga më të ndryshmet për dashamirësit e mishit dhe smoothie me kombinime nga më origjinalet.

Pika e fortë e Greeny Tirana është pa dyshim shija e hollë estetike, me klas, por njëkohësisht moderne që të përshëndet dhe të fton që në hyrje. Arredimi i stilit industrial, ku janë përdorur shumë elemente natyrore, si: dru, gurë dhe myshk, të jep ndjesinë që dhe ushqimi i shërbyer do të jetë në lartësinë e ambientit plot finesë. Një tjetër element i rëndësishëm i Greeny Tirana është pa dyshim paketimi, miqësor ndaj ambientit dhe i kuruar deri në detaje për nga dizajni, funksioni dhe cilësia. Këtu, një vend mjaft të rëndësishëm zë menuja, ku përpos përbërësve janë të shënuara edhe kaloritë, për të pasur në kontroll sasinë e tyre, sidomos për ata që mbajnë dietë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.