1 Vit SPAR në Shqipëri

Living - - MODË - Intervistë në Living Elona Mema CEO Spar Albania

SI ËSHTË TË DREJTOSH NJË KOMPANI NË FUSHËN E TREGTISË USHQIMORE ME PAKICË NË SHQIPËRI?

Vetë industria e shitjes me pakicë e sidomos në sektorin ushqimor është një industri dinamike e shumë sfiduese. Menaxhimi i një aktiviteti të shtrirë në më shumë se 30 dyqane dhe 9 qytete, tregtimi i një asortimenti të gjerë rreth 40 000 artikuj, përqasja me një numër të lartë klientësh, rreth 30 000 klientë/ditë pa dyshim që kërkon përkushtim të madh. Por çelësi i suksesit, që besoj se është në çdo kompani tjetër, qëndron në krijimin e një skuadre profesionistësh, të cilët punojnë çdo ditë me misionin e përbashkët për t’i ofruar klientëve tanë produkte në raportin më të mirë cilësi/çmim nëpërmjet një shërbimi klienti të shkëlqyer. Janë rreth 500 kolegë të cilët punojnë aktualisht në kompanine “SPAR Albania” me të cilët ndajmë çdo ditë sfidën për të përmirësuar ofertën në produkte dhe shërbimin tonë dhe me vizionin për ta kthyer shumë shpejt “SPAR”-in për konsumatorët në Shqipëri (ashtu si në 48 shtete të tjera në botë) rrjetin e preferuar të produkteve ushqimore dhe joushqimore.

“SPAR” PREJ NJË VITI OPERON NË SHQIPËRI DHE TASHMË ËSHTË AFIRMUAR SI MARKA MË E NJOHUR PËR TË GJITHË. ÇFARË SOLLI “SPAR” NË TREGUN TONË DHE ÇFARË OFRON PËR KONSUMATORIN?

Rrjetet e organizuara në tregtinë me pakicë në industrinë ushqimore zënë një vend ende shumë të vogël në tregun ushqimor në Shqipëri. Bazuar në statistika, pesha e tyre është jo më shumë se 15 % në total në tregun ushqimor dhe kjo tregon që në këtë industri, Shqipëria është ende në fazat e para të zhvillimit. Pa dyshim që një problem i madh qëndron tek informaliteti dhe konkurrenca e padrejtë. Është ende i lartë numri i individëve që tregtojnë në rrugë fruta dhe perime, është ende i lartë numri i dyqaneve që nuk respektojnë kushtet minimale të higjienës, vazhdon ende të ketë një

numër të lartë dyqanesh të cilat nuk e lëshojnë kuponin tatimor dhe nuk paguajnë detyrimet ndaj shtetit. Por pa dyshim që sikundër edhe në vendet e rajonit, ne parashikojmë që në 5 vitet në vazhdim të ketë një kalim të shpejtë të tregut ushqimor në tregun modern të tregtimit dhe bazuar në këta indikatorë ne po punojmë që “SPAR” të pozicionohet si lider i tregut.

“SPAR” është një markë ndërkombëtare e cila është prezente edhe në 48 shtete në botë. Nën formulën e modelit Franchising ekskluziv për Shqipërinë dhe në mbështetje të plotë të Grupit Balfin, pjesë e të cilit është dhe “SPAR Albania”, para 1 viti prezantuam te konsumatorët shqiptarë rrjetin e parë të dyqaneve me formatet Interspar/ Hypermarket dhe SPAR/Supermarket. Të jesh pjesë e një familjeje të madhe të SPAR-it në të gjithë botën, na jep një akses të shkëlqyer për të marrë dhe prezantuar standarde ndërkombëtare në të gjithë etapat e aktivitetit tonë. Që nga përzgjedhja e produkteve SPAR (rreth 3 000 artikuj nën markën SPAR dhe Despar të prodhuara për konsumatorët e shteteve si Itali, Gjermani, Austri e Hollandë) të cilat janë aktualisht të pranishme edhe në Shqipëri deri te mënyra e ruajtjes, prezantimit dhe komunikimit në dyqan për ta bërë më të bukur eksperiencën e blerjes. Vlerat mbi të cilat “SPAR” po ngrihet në Shqipëri janë të njëjta si ato që SPAR gëzon prej 85 vjetësh në të gjithë botën: Raporti i shkëlqyer cilësi / çmim, produkte unike dhe mundësi e lartë zgjedhjeje për të gjithë klientët, për çdo buxhet të tyre, produkte të sigurta dhe të certifikuara dhe një shërbim klienti ekselent.

Gjatë këtij viti të parë të operimit, kemi punuar për të rritur kënaqësinë e konsumatorëve tanë, duke i ofruar jo vetëm zgjedhje të larmishme, siguri në produktet ushqimore, super oferta, por edhe skema shpërblyese ku klientët kanë fituar makina, pajisje elektroshtëpiake, blerje falas madje edhe pushime verore familjare etj. Gjithashtu, prej 1 viti ne ofrojmë një skemë shumë atraktive besnikërie, nëpërmjet kartës My SPAR e cila merret falas nga klientët tanë e ata mund të përfitojnë çdo ditë kupona blerje falas, dhurata e shumë benefite të tjera. Në më pak se 12 muaj kemi arritur një numër klientësh besnikë në 100 000 dhe ky numër po rritet çdo ditë.

Na jep një kënaqësi të madhe që në vetëm 1 vit, “SPAR” ka krijuar një nivel të lartë të njohjes te konsumatoret. Bazuar në një studim të kryer nga agjencia ndërkombëtare “GFK”, “SPAR” rezulton rrjeti i parë i zgjedhur nga konsumatorët për raportin cilësi / çmim, diversitetin e produkteve dhe sigurinë ushqimore. Jemi entuziastë në këto arritje dhe sigurisht kjo na stimulon për të zgjeruar aktivitetin në çdo qytet të Shqipërisë. Përgjegjësia sociale dhe kontributi në komunitet është një nga vlerat e “SPAR”-it në të gjithë botën. Gjatë këtij viti në Shqipëri, “SPAR” ka qenë pjesë e disa nismave domethenëse me dhurime fondesh për familje në nevojë, punë vullnetare në ndihmë të komunitetit, ndërgjegjësim në mbrojtjen e mjedisit. Bashkëpunimi ynë me World Vision në programin “Tungjatjeta” dhe shumë fushata të tjera është sigurisht një tregues për vlerat njerëzore që “SPAR” mbart. Ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj lehtësimit të jetesës së konsumatorëve tanë në çdo drejtim. Ky kontribut do të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen dhe ne po planifikojmë projekte konkrete në këtë drejtim.

SI OPERON “SPAR” ME PARTNERËT E TIJ? ÇFARË ËSHTË NJË FRANCHISE SPAR?

SPAR është themeluar përpara 85 vitesh mbi një ide sa të thjeshtë, aq dhe efektive “Të gjithë të përfitojmë nga kooperimi i përbashkët”. Misioni i kësaj marke ka qëndruar konsistent gjatë gjithë kësaj kohe dhe është përkthyer në strategjinë ndërkombëtare të markës “Better Together”/ Më mirë së bashku!” duke rritur prezencën, ndarë eksperiencat me partnerët, forcuar njohjen e markës dhe shërbyer edhe më mirë klientëve.

Mbi këtë strategji edhe SPAR në Shqipëri ka ndërtuar një model partneriteti i cili ka në themel të tij bashkëpunimin në përfitim të përbashkët. Kemi zgjedhur sipërmarrës lokalë në treg, të cilët kanë eksperiencën dhe mbi të gjitha kanë në ADN-në e tyre po ashtu si “SPAR”, pasionin dhe dëshirën për të operuar në këtë industri dhe për t’i ofruar klientëve gjithmonë më të mirën. Në më pak se 1 vit kemi hapur rreth 15 dyqane nën këtë model në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Pogradec, Korçë e së shpejti edhe në Lezhë. Praktikat dhe standardet e ofruara nga “SPAR” në ndërthurje të eksperiencës dhe njohjes së specifikave të çdo tregu në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga partnerët tanë e bëjnë këtë model të suksesshëm dhe kjo është konfirmuar nga rezultatet që dyqanet ekzituese kanë reflektuar duke kaluar nën modelin “SPAR” me një rritje të biznesit të tyre deri në 30-40 %. Ky model po funksionon shumë mirë dhe është shumë pozitive që çdo ditë ne marrim me dhjetëra kërkesa nga sipërmarrës të ndryshëm në gjithë Shqipërinë për t’iu bashkuar rrjetit tonë SPAR.

ÇFARË E BËN UNIK “SPAR”? PËRSE KLIENTËT DUHET T’JU ZGJEDHIN MES MORISË SË OFERTAVE NË TREG?

Unik na bën ofrimi i produkteve të larmishme, ambientet dhe shërbimi i krahasueshem me standardet ndërkombëtare, ofrimi i sigurisë ushqimore dhe të gjitha këto me çmimin më të mirë në treg pa rënduar buxhetin e konsumatorëve tanë! Jemi të ndërgjegjshëm që tregtojmë produkte të konsumit të përditshëm dhe këto zënë 40-50 % të të ardhurave të konsumatorëve në Shqipëri, për këtë arsye ofrojmë çmimet më të mira në treg, por duke mos bërë asnjë kompromis me cilësinë, garancinë dhe sigurinë ushqimore. Rregulli “Nëse e blen të njëjtin produkt më lirë, sill faturën dhe “SPAR” ju rimburson” nuk është një premtim, por një mekanizem konkret që do të lançojmë së shpejti, që i garanton të gjithë klientëve tanë se çmimet tona janë më të mirat në treg.

ÇFARË DO T’I OFRONI KLIENTËVE TUAJ NË PRAG TË PËRVJETORIT TUAJ TË PARË?

Fushata e 1-vjetorit është konceptuar si një festë e vërtetë e cila do të zgjasë 10 ditë deri në datën 15 tetor, ku të ftuar do të jetë të gjithë konsumatorët shqiptarë. Kemi përzgjedhur qindra produkte nga më të preferuarat e klientëve për t’i ofruar me çmimin më të mirë të vitit. Do të ketë aktivitete, lojëra shpërblyese, degustime produktesh vendase të huaja, show gatimi nga shefa të mirënjohur, lojra argëtuese për fëmije, shporta me produkte dhuratë e njëkohësisht në këtë 1-vjetor promovojmë edhe një skemë shpërblyese shumë atraktive për klientët tanë, të cilët me blerjet gjatë këtyre 3 muajve deri në dhjetor 2017 do të kenë mundësi të marrin pjesë në një lotari ku çmimi i madhë është një apartament në një nga rezidencat më të mira në Tiranë! A nuk është fantastike… thjesht duke blerë p.sh., qumështin SPAR mund të jesh fitues i një apartamenti. Deri në dhjetor “SPAR” ka planifikuar edhe fushata shumë të rëndësishme për t’i ofruar klientëve super oferta, produktete dhe çmimet më të mira dhe shumë arsye të tjera për të zgjedhur “SPAR”.

CILI ËSHTË PLANI I ZHVILLIMIT QË DO TË NDJEKË SPAR?

Nëse gjatë vitit 2017 fokusi ynë ishte tek prezantimi dhe njohja e rrjetit “SPAR” për konsumatorët, viti 2018 do të jete viti i zgjerimit të aktivitetit. Është avantazh i madh të jesh pjesë e grupit më të madh të investimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon, Grupit Balfin. Nisur nga vizioni i Presidentit të Grupit Z. Samir Mane, por dhe fakti që Grupi Balfin ka sjellë risi në të gjitha fushat ku ka investuar duke aplikuar standardet më të larta, kemi hartuar një plan të detajuar zgjerimi dhe investimesh, për të cilin kemi filluar punën që këtë vit në identifikimin e qyteteve, zonave dhe përcaktimin e formateve të dyqaneve me të cilët do t’i prezantohemi konsumatorëve në të gjithë Shqipërinë. Planifikojmë të hapim minimalisht 20 dyqane të reja ku 10 prej tyre do të jenë nën menaxhimin direkt dhe 10 nën modelin e partneritetit. Në fokus janë qytetet e Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës dhe formatet do të jenë si hipermarkete, ashtu edhe supermarkete. Përpos zgjerimit gjatë vitit 2018 planifikojmë të sjellin risi dhe inovacion për të prezantuar për herë të parë në Shqipëri produkte dhe shërbime të reja në rrjetin tonë “SPAR”, për të përmirësuar asortimentin, ofruar çmimet më konkurruese në treg me qëllimin final për t’i shërbyer gjithmonë e më mirë klientëve tanë! Gjithashtu, i ftojmë klientët tanë që të njihen më nga afër me produktet tona, duke na vizituar në faqen tonë të internetit www.spar.al si dhe profilin tonë zyrtar në Facebook ku në mënyrë të vazhdueshme nxjerrim ofertat tona, dhe njëkohësisht jemi të hapur për feedback-un e klientëve tanë.

Në këtë 1 vjetor promovojmë edhe një skeme shpërblyese shumë atraktive për klientët tanë, të cilët me blerjet gjatë këtyre 3 muajve deri në Dhjetor 2017 do të ketë mundësi të marrin pjesë në një lotari ku çmimi i madh është një Apartament në një nga rezidencat më të mira në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.