SHQIPËRIA E RESORTEVE ME 5 YJE

DHE E STANDARDEVE EUROPIANE PËR TURIZMIN

Living - - SHTËPI -

A ËSHTË EDHE SHQIPËRIA VEND RESORTESH?

Në Shqipëri kemi shumë të ashtuquajtura resorte, që janë ndërtuar sipas konceptit shqiptar për to, por larg konceptit konkret të standardeve botërore. Mes gjithë kategorive të ndryshme të strukturave akomoduese, duket se struktura e vërtetë e resorteve, është pjesa që i mungon Shqipërisë, por që si një vend i cili aspiron një zhvillim domethënës në këtë sektor, duhet ta plotësojë atë.

Në fakt, Ermira, Drejtoresha e Shitjeve në kompaninë “Edil Al”, na tregon se tashmë mund të kemi një resort me standardet europiane: resortin “San Pietro” në Gjirin e Lalzit, ku prej 5 muajsh kanë filluar dhe punimet. Ky projekt është më i madhi në llojin e tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

RESORTI “SAN PIETRO”, MENAXHIM NDËRKOMBËTAR

Ky resort, me një koncept novator, ndërthur banimin dhe turizmin, por, njëkohësisht, ndikon në zhvillimin e zonës dhe sjell pikërisht atë që mungon: turizmin elitar. Në një vendndodhje strategjike në Gjirin e Lalzit, kompanitë “Edil Al” dhe “Concord Investment”, janë investitorët e këtij

projekti në një truall me sipërfaqe 350 000 m2 dhe 1 500 m vijë bregdetare, ku ndërtimi zë një sipërfaqe prej 140 000 m².

Projekti parashikon zonën rezidenciale luksoze, që do të përmbajë lloje të ndryshme vilash, duke filluar nga ato elitare, në individuale dhe duke përfunduar me ndërtimin e pallateve trekatëshe, me kapacitet për rreth 1 000 familje.

Hoteli me 5 yje do të menaxhohet nga një emër ndërkombëtar në fushën e turizmit elitar, ‘Meliá Hotels International’. Grupi spanjoll është i njohur për standardet e larta, shërbimet cilësore dhe resortet ekskluzive

“Hotelin me 5 yje, synojmë ta kthejmë në një destinacion kryesor turistik, i cili të frekuentohet jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga rajoni e më gjerë, ­ pohon Ermira. – Ky është një avantazh tjetër i projektit.”

Sipas saj, në këtë rast, avantazh nuk është vetëm projekti, por fakti që menaxhimi është lënë në dorë të një emri ndërkombëtar. “Hoteli me 5 yje do të menaxhohet nga një emër ndërkombëtar në fushën e turizmit elitar, ‘Meliá Hotels International’. Grupi spanjoll është i njohur për standardet e larta, shërbimet cilësore dhe resortet ekskluzive. Kompleksi ‘San Pietro’ filloi të ndërtohej në prill dhe deri tani, është bërë një punë e mirë në infrastrukturën rrugore, ndërtimin e vilave dhe pallateve: ndërtime tipike multifamiljare, me lartësi të moderuar deri në 3 kate”, ­ shprehet ajo.

SI ËSHTË KONCEPTUAR NDËRTIMI?

“Projekti është i organizuar në vila, pallate, godinat e shërbimeve në zonat e përbashkëta, si dhe zona relaksi e kënde sportive. Të gjitha këto ambiente, përshkohen nga infrastruktura rrugore dhe gjelbërimi i bollshëm, i cili zë mbi 70 % të sipërfaqes.”

Stili i përdorur është bashkëkohor, i gërshetuar bukur me detaje mesdhetare. Kjo shprehet në fasadat e larta të xhamit, verandat e mëdha me pjergulla për hijezim, veshjet me gur natyral dhe

përdorimin e ngjyrave pastel, ku mbizotëron e bardha. Të gjithë këta elementë mesdhetarë dhe modernë, janë të kombinuar bukur, në mënyrë që i gjithë resorti të ketë identitetin e tij.

Për të plotësuar çdo nevojë dhe kërkesë, janë projektuar 4 lloje të ndryshme vilash si dhe 4 lloje të ndryshme pallatesh, të cilat ndryshojnë nga sipërfaqja dhe nga konfigurimi i brendshëm.

Vilat ndahen në: vilat elitë, individuale, të bashkangjitura dyshe dhe të bashkangjitura katërshe. Të gjitha janë dykatëshe dhe kanë një gjysmëbodrum, nëpërmjet të cilit është bërë një hidroizolim më i mirë dhe kalojnë rrjetet e ndryshme inxhinierike. Të gjitha vilat janë të orientuara nga deti, kurse verandat e mëdha mundësojnë pamje panoramike, si dhe integrojnë ambientet e brendshme me natyrën e mrekullueshme. Çdo vilë ka pjesën personale të gjelbëruar, e cila shkon nga 400 m² deri në 1800 m².

Pallatet janë gjithashtu 4 llojesh, me nga 3 kate secili. Apartamentet kanë zonën e ndenjjes dhe 1 apo 2 dhoma gjumi, si dhe tualete. Të gjitha kanë ballkone të gjera me pamje nga deti dhe minioxhak të integruar për barbekju. Apartamentet e kateve të para, kanë gjithashtu kopshtin e tyre të gjelbëruar.

Çdo njësi, qoftë vilë apo apartament, do të ketë një hyrje të veçantë, citofon, kuti postare, matësin e energjisë dhe ujit të pijshëm, dhe një siguri maksimale të mbikëqyrur 24 orë nga kamerat.

San pietro Hotel & Resort i siguron klientëve një frymë të re në llojin e kompleksve turistike

SI PO SHKON ECURIA E PUNIMEVE?

Pesë muaj më parë, gjithçka dukej e pabesueshme. Qëllimi ynë i vetëm ishte që të plotësonim kërkesat e klientëve.

Me një ritëm marramendës, deri tani janë ndërtuar gjithsej 60 njësi vilash dhe 10 njësi godinash trekatëshe. Me këto ritme, do të bëjmë të mundur që klientët dhe banorët e këtij resorti, të shijojnë plazhin dhe pushimet në mars të vitit 2019. Klientët tanë kanë zgjedhur pikërisht Gjirin e Lalzit dhe resorin “San Pietro” si vendpushimin e tyre të radhës, duke patur besim të plotë në standardin më të lartë, me të cilin po realizohet ky projekt. Kjo njohje e menjëhershme me projektin nuk është diçka e vogël, duke pasur parasysh se “San Pietro” hapi dyert për klientët, vetëm pesë muaj më parë.

Gjithashtu, një faktor shumë i rëndësishëm është fakti që Gjiri i Lalzit është bërë një destinacion i arritshëm, ndryshe nga sa ka qenë më parë, kur rrjeti rrugor e bënte të vështirë kalimin në këtë zonë.

Sigurisht, ka arsye të mëdha përse klientët vazhdojnë të interesohen për kompleksin “San Pietro Hotel & Residences”. Kjo është një zonë e qetë, e një stili të veçantë, me një peizazh relaksues – fjalë që tingëllojnë disi të magjishme, por që e bëjnë kuptimplotë përshkrimin e këtij resorti.

Përveç ambienteve të ndryshme, ku përfshihen pishinat dhe restorantet e mrekullueshme me gatime tipike mesdhetare, një mrekulli tjetër është edhe plazhi ku klientët mund të shfrytëzojnë mundësinë për të ushtruar sportet e ujit, si: kajak, shëtitje me varka dhe motorë uji. Një rëndësi e veçantë do t’i jepet argëtimit të fëmijëve, të cilët do të kenë pishinat e tyre. SPA­ja dhe qendrat e relaksit, plotësojnë të gjitha kërkesat për më tepër qetësi dhe çlodhje në këtë resort.

Të gjitha tipologjitë e vilave, flasin për një komoditet dhe privatësi maksimale. Brozi thotë: “Ne sigurojmë për klientët tanë, një frymë të re në llojin e komplekseve turistike”.

Në këta pesë muaj që projekti “San Pietro Hotel & Residences” është zhvilluar, ka treguar që ofron gjithçka të domosdoshme për të qenë një ambient i paharrueshëm.

Ky resort është më shumë se një vendpushim.

Për herë të parë në Shqipëri, në Gjirin e Lalzit, Kompania Edil Al dhe Concord Investment sjellin një Super restort. SAN PIETRO Hotel & Rezidence.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.