Receta vjeshte nga Conad

Living - - VJESHTË 2017 -

Është një ëmbëlsirë tipike e Brazilit, që shërbehet gjatë festës së Juninas, me rastin e korrjes së misrit. Ka pak përbërës por është shumë e shijshme. Koha e përgatitjes - 15 minuta Koha e pjekjes - 35/40 minuta PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24/26 CM:

200 g miell misri, i bluar imët (mund ta gjeni dhe me emrin “fioretto”)

200 g miell 200 g sheqer

150 g gjalpë i tretur, i vakët

250 ml qumësht

3 vezë (veç të bardhat nga të verdhat)

1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1. Me rrahësen elektrike, rrahim të bardhat e vezëve dhe i bëjmë marengë. Shtojmë sheqerin, të verdhat e vezëve një nga një, gjalpin dhe qumështin pjesë-pjesë, dhe së fundi, me lugë, hedhim miellin e bardhë dhe atë të misrit pa ndërprerë përzierjen. Shtojmë sodën me sitë dhe vazhdojmë t’i përziejmë.

Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell. E lëmë të pushojë 5 minuta dhe më pas e futim në furrë të piqet për 35/40 minuta.

Pasi të ftohet, e heqim nga tava dhe e spërkatim me sheqer pluhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.