FIFTY SHADES OF... Erisa

Living - - VJESHTË 2017 -

Të ndjekësh modën, tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë, por të kesh stil dhe të dish ta ndërthurësh atë me prurjet më të reja të stilistëve, është tjetër gjë. Duhet të kesh nuhatje për të përshtatur atë që të shkon me tendencat më të reja në treg. Stili mbetet yti, paçka se moda është për të gjithë. E rëndësishme është të dish të zgjidhësh puzzle-in dhe ja ku ke një stil unik, tërësisht të personalizuar. Në ditët e sotme, Instagrami mbetet vendi më i mirë ku mund të shohim të gjitha koleksionet e fundit, të njihemi me fashionistet e street style (atë që e njohim si stilin e rrugës) si dhe të përqafojmë e të bëjmë idhuj shumë njerëz, që ndonëse nuk i njohim, na pëlqejnë se si kombinohen e se si i kompozojnë fotot e tyre.

Në një nga ditët kur lundroja nëpër rrjete sociale, më ra në sy vajza brune me sy bojëqielli, e cila, përveç stilit minimalist, kishte dhe një optikë shumë të bukur të ndërtimit të faqes së saj në Instagram. Erisa Kurti, me tërë dritëhijet e saj, sillte një Tiranë ndryshe, më bashkëkohore, duke gërshetuar ritmin e gjallë të kryeqytetit me ngjyrat e qeta të veshjeve të saj. Një kontrast, që ia bën më të lexueshëm personalitetin.

Erisa, si çdo vajzë tjetër në moshën e saj, e ka pasion modën dhe shpreson se nëpërmjet stilit që ka, do të shërbejë si një ithtare e mirë për bashkëmoshataret. Aktualisht, ajo është studente në Universitetin e Nju Jorkut, në degën e financës.

« Nuk më pëlqen të vishem me imitime markash. Nuk do të vishja kurrë diçka që nuk është origjinale, me pretendimin se është. Preferoj më mirë një markë jo shumë të shtrenjtë, për shembull “Zara”, sesa një çantë “Gucci” imitim. Megjithatë, çdo njeri ka stilin e » tij dhe është i lirë të zgjedhë.

ERISA THOTË PËR VETEN: Stilin tim do ta përkufizoja si femëror, elegant, por dhe pak kokëfortë. Frymëzimin e gjej kudo: te revistat e modës, në javët e modës dhe te fashion blogger-et e njohura si Negin Mirsaleh dhe Camila Coelho. Gjithashtu, më pëlqen që Instagrami im të ketë jo vetëm veshje, por edhe detaje nga përditshmëria ime.

Aktualisht, unë kam një instablog dhe si i tillë, ai kërkon kujdes me feed-in. Më pëlqen që ai të ketë një temë, duke i dhënë kështu një harmoni ngjyrash dhe postimesh. Më pëlqejnë detajet, në çdo postim, dhe ndoshta kjo më ndihmon.

«STILI, PËR MUA, PËRFAQËSON ATË QË FJALË.» UNË JAM, PA PATUR NEVOJË PËR

PANTALLONA APO FUSTANE?

Të dyja, gjithmonë duke iu përshtatur rastit. AKSESORËT E PREFERUAR?

Më pëlqen që veshjet e mia të shoqërohen me aksesorë. Mendoj që janë pikërisht ato që i japin dorën e fundit look-ut. Do të theksoja vëthët dhe syzet e diellit. Janë një domosdoshmëri! Nga koleksionet e fundit, më pëlqejnë beretat, që mezi pres t’i vë. SA KOHË HARXHON PËR TË KRIJUAR NJË LOOK DITE?

Hahah... shumë pak kohë. Çdo look më vjen natyrshëm, thjesht duke i hedhur një sy dollapit. Por nëse do më pyesnit sa kohë më duhet për t’u bërë gati, atëherë po, duhet ta pranoj që më duhet shumë kohë.

DALLOHESH PËR NJË STIL MINIMALIST. FIFTY SHADES OF ERISA…

Më pëlqeu kjo Fifty shades of Erisa Duke u nisur nga postimet në Instagram, po, ke të drejtë. Por, duke marrë parasysh përditshmërinë time, unë vesh çdo ngjyrë. I dashuroj ngjyrat dhe i përshtat ato me stinën dhe trendet e fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.