Pengo ëndrrat e këqija me rrjetën e merimangës

EGLA TAKE: «Mund t’ju mbroj me ëndrrave» kapësen e

Living - - VJESHTË 2017 -

Thonë se traditat, ritualet dhe simbolet mistike që vijnë nga bërthama e njerëzimit, nuk janë vetëm ura kulturore që kanë arritur të kapërcejnë lashtësinë për të mbërritur deri më sot. Ka plot nga ata që besojnë në fuqinë e objekteve dhe ritualeve mistike. Një prej tyre është edhe Egla Take, e cila shpirtin, por, edhe krijimtarinë e saj, e ka të lidhur me një simbol shumë të njohur indigjen. U bënë gati dy vite që e reja thur me shumë përkushtim kapëse ëndrrash. Këtë e bën jo vetëm sepse tek to gjen të bukurën, por edhe sepse beson vërtet në fuqinë e objektit që ajo krijon plot përkushtim me duart e saj. Rrjetat e krijuara në rreth, për Eglën kanë forcën e pengimit të ëndrrave dhe maktheve të këqija, të cilat, mund të krijohen gjatë natës. “Unë jam një nga ata persona që e besoj ndikimin e tyre, - rrëfen Egla, sepse nuk bëj vetëm një punë mekanike kur thur dream catcher. Përkushtohem shumë edhe nga ana shpirtërore, dhe për mua funksionon. Unë nuk shoh ëndrra të këqija kur kam dream catcher afër (qesh). Nga vajzat që m’i blejnë punimet, nuk kam marrë ndonjë reagim, por ndoshta them se ndikimi është edhe psikologjik,” - thotë Egla.

Në krye të dy viteve, 24-vjeçarja e nisi këtë punë vetëm për pasion. Ajo sapo kishte përfunduar studimet për infermieri dhe ndërkohë që nuk

po gjente mundësi të punonte në profesion, provoi të bënte diçka për të mbushur kohën e lirë. Doli që zbuloi një mënyrë të mirë, jo vetëm argëtimi, por edhe vetëpunësimi. “Dream catcher është një simbol që më pëlqen shumë, - thotë Egla. - Duke parë që preferohet edhe nga vajza të tjera, dhe duke u thelluar edhe vetë në simbolikën dhe kuptimin e objektit, provova ta bëja. Doli diçka e lezetshme dhe thashë t’ua ofroja edhe të tjerëve. Duke qenë se eksperimentet që kisha bërë dolën me sukses dhe shoqet e motra më thanë që duhet të bëja diçka më të madhe me to, vendosa të hapja një faqe në instagram. Postova aksesorët e parë dhe pastaj kërkesat erdhën duke u shtuar. Po të mos ishte Instagrami, nuk do t’i shihte njeri dream catcher-at që unë bëj,” tregon ajo.

Edhe pse funksioni i dream catcherit është ai i një objekti që vendoset në dhomën e gjumit, rrjetat kapëse të Eglës mund t’i gjesh në versionin e vëthëve, varëseve, aksesorëve të zbukurimit për mjedise të brendshme, apo edhe varëse çelësash dhe makine. “Në përgjithësi, - shpjegon e reja, - më pëlqen të eksploroj me modelet. Nuk kam qejf të bëj të njëjtën gjë gjithmonë dhe çdo model që kam realizuar ka një lloj specifike të vetën. Për shembull, tek njëri mund të ketë më shumë vështirësi dhe një teknikë ndryshe në vendosjen e gurëve, tek një tjetër vendosja e pendëve është ajo që më lodh, tek një tjetër modeli i endjes së rrjetës brenda, vazhdon Egla. - Që me dream catcher-in e parë e kam pasur shumë të lehtë. Nuk e di, kisha vullnet dhe dëshirë dhe, edhe kur bëj gabim, jam natyrë që mësoj prej tyre.”

Në morinë e aksesorëve që vajza krijon, gjen edhe forma nga më të çuditshmet. Më interesanti që ajo thotë se ka realizuar, është një buf. E nga ana tjetër, nuk mungojnë as kërkesat e çuditshme, si për shembull realizimi i dream catcher-it brenda putrës së një qeni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.