ACQUA DI PARMA

HAP NJË KAPITULL TË RI TË UDHËTIMIT TË SAJ TË GJATË

Living - - NEWS -

Një udhëtim i cili filloi më shumë se 100 vjet më parë, i bërë nga pasioni, përsosmëria, stili italian, dhe kreativiteti.

ADP u krijua më 1916 nga Carlo Magnani një rrobaqepës në qytetin e Parmës si Colonia e tij personale. Gjatë viteve miqtë dhe kolegët u intriguan dhe aroma personale u rrit në një markë, për t’u bërë një simbol i stilit italian, u shit në një rrobaqepësi (atë të Carlo Magnani), si prekja përfundimtare për veshjet e zotërinjve të sofistikuar, ku shprehja e karakterit mashkullor, bëhej gjithnjë me elegancë.

Acqua di Parma disa bindje të qarta si një markë. Ata besojnë se thjeshtësia është thelbësore për elegancën, veçanërisht elegancën italiane. Ata i duan gjërat e bëra ngadalë dhe me dorë, në këtë mënyrë i japin jetë secilës prej tyre. Dhe e vlerësojmë të papërsosurën si të vetmen formë të vërtetë të perfektes. Për këto arsye, Acqua di Parma mbështetet në 3 parime:

Thjeshtësia: produktet janë të thjeshta, të bazuara në përbërës natyralë, në frutat e arta (portokall, limon, bergamot)

Perfektja e papërsosur: admirojnë punën e dorës, paksa të parregullt, por gjithmonë pothuajse perfekte.

Pasqyrimi i shpirtit rrezatues italian: ata besojnë në thjeshtësi si forma e vërtetë e elegancës. Thjeshtësia dhe një buzëqeshje si detaji i fundit për krijimin e çdo stili.

Parimet dhe vlerat që jo vetëm vijnë në jetë në Kolonjën e tyre, por në gjithçka që bëjnë, qysh nga fillimi i historisë se tyre dhe janë të shprehura qartë edhe përmes tre aseteve kryesore:

Ngjyra jonë: E verdhë (frymëzuar nga pasqyrimi i diellit në muret e verdha të qytetit të Parmës, me formulë të veçantë pasi është unike në të gjithë botën).

Logoja jonë: Prerje e pastër. Shishja jonë ikonike dhe paketimi.

ACQUA DI PARMA VJEN SI AROMA E ITALISË DHE AROMA E JETËS, DRITËS DHE THJESHTËSISË.

Ky event vjen për të festuar dy momentet e rëndësishme në historinë e Acqua di Parma, ardhjen e markës në Shqipëri, si dhe lançimin e aromës së re COLONIA PURA.

Ashtu si Colonia-n origjinale, ADP, e ka “riperfeksionuar” Colonia Pura duke kapur gëzimin dhe ngrohtësinë e mënyrës më të rafinuar italiane të jetës. Është një parfum ekskluziv, fillimisht i dizajnuar si një aromë më mashkullore, por më pas e zhvilluar me një shpirt të fortë pa gjini, me një sofistikim dhe elegancë bashkëkohore. Krijuar me një energji rinore, me “shkëlqim” dhe një qasje më të lehtë ndaj freskisë, thjeshtësisë Colonia Pura është aromë perfekte për një brez të ri, të vërtetë dhe autentik.

Acqua di Parma – një mënyrë jetese në formën më të sofistikuar të saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.