KOHAR – PER FEMRËN ME STIL, AVANGARDË DHE KONTEMPORANE

Living - - NEWS -

Kohar është simboli i femrës moderne, elegante e në të njëjtën kohë asaj të pavarur, që i pëlqejnë të kombinojë shumë stile bashkë e që gjatë gjithë kohës është në kërkim të perfeksionit. Kohar me dyqanin në Tiranë, sjell stilin urban couture, një kombinim ideal i komoditetit me feminilitetin modern dhe luksoz.

Linjat e këtij koleksioni konturojnë një femër spontane, bashkëkohore dhe të gatshme të pranojë tendencat e fundit duke i personalizuar me stilin e saj të jetës. Çdo femër mund të gjejë veten në këtë dyqan, duke e përshtatur një veshje të ditës në atë të mbrëmjes, vetëm duke i shtuar një aksesor minimalist dhe shumë delikat. Pra, e veshur me KOHAR, një femër do të jetë shumë e suksesshme në të gjitha aktivitetet e jetës së përditshme e jo vetëm.

KOHAR është pa diskutim për femrën e ditur, që vlerëson veten me një pamje neutrale dhe pa shumë ngjyra. Spektri kufizues i këtyre dy siluetave, bardhë e zi shumë të përdorura nga disajneri i kësaj marke vjen si parapëlqim i koncepteve të ftohta, me të cilat një femër mund të luajë lehtshëm me siluetën e saj. KOHAR bën diferencën si në cilësinë e materialeve të përdorura ashtu edhe në komoditetin në veshje dhe në detajet e sofistikuara për femrën e vlerësuar dhe të çmuar, si vetë emri KOHAR.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.