Dhjetor i ëmbël në shtëpinë e humorit

Si vijnë festat për banorët e “Apartamentit 2XL”? në SHTËPINË e HUMORIT

Living - - DIMËR 2018 - NGA Elona Jaçellari FOTOGRAFIA: Armand Habazaj

Festat e fundvitit janë pashmangshmërisht të lidhura me bashkimin e familjeve të mëdha. Nuk ka gëzim pa harenë e zhurmshme që krijohet gjatë Krishtlindjes e Vitit të Ri, dhe në dhjetor zgjohet përherë dëshira e bashkimit të familjeve. Megjithatë, ekziston një shtëpi, ku pjesëtarët, ritualin e bashkimit të “familjes së tyre të madhe” e kryejnë çdo të martë, jo vetëm për festat fundvitit. Nën çatinë e tyre ka gjithmonë zhurmë dhe gumëzhima, të cilat zgjojnë harenë edhe në shtëpinë e “komshinjve”. E kam fjalën për shtëpinë e humorit, “Apartamentin 2XL”, pas mureve të të cilit, vendosim çdo të martë sy e veshë për të “përgjuar” se çfarë ndodh aty brenda. Është spektakli më i suksesshëm i ekranit shqiptar, një prodhim i Tring Digital, i cili i sjell aktorët e humorit përpara spektatorit, në identitetin e tyre të vërtetë.

Albano Bogdo, Julian Deda, Esmeralda Metka (Cubi), Eglien Laknori, Eliona Pitarka, Visjan Ukcenaj Andrea Vreto,

dhe janë personazhet që mbajnë të veshur për rol autenticitetin e tyre. Ata aktrojnë brenda një shtëpie, ku çdo çast mund të sjellë një situatë të re dhe skenat e humorit improvizohen aty për aty. Nuk ka asnjë skenar të parapërgatitur mbi këto situata dhe të gjitha batutat janë spontane. Sigurisht që në vigjilje të festave ata premtojnë shfaqje shumë pikante me episode humoristike, skenat e të cilave pak a shumë mund t’i paramendojmë se si do të jenë. Por, askush nuk e di sesi do të jenë në të vërtetë festat e tyre dhe si është nën strehëzën personale, jeta e gjithsecilit. Për herë të parë, për revistën “Living”, të shtatë personazhet e “Apartamentit 2XL” kanë rrëfyer detaje interesante rreth jetës së tyre, duke na e futur imagjinatën, këtë herë në shtëpitë e tyre të vërteta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.