PANCAKE ME BORONICA

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 12 PANCAKE:

10 g sodë për ëmbëlsira

180 g miell

1 lugë sheqer

1 kokërr vezë

250 ml qumësht

100 g boronica të ngrira ose fruta të ngrira që mund të keni

15 g gjalpë i tretur i vakët një majë luge kripë

PËRGATITJA:

1. Në një tas përziejmë vezën me qumështin, me rrahësen e vezëve me dorë.

2. Në një tas tjetër përziejmë me lugë druri miellin, sodën që e hedhim me sitë, sheqerin dhe kripën. Shtojmë vezën me qumështin dhe gjalpin, dhe i përziejmë të gjitha me rrahësen e vezëve me dorë. Më pas, e lëmë brumin të pushojë një orë në frigorifer.

3. Pas kësaj kohe marrim brumin, shtojmë boronicat dhe i përziejmë me lugë druri.

3. Vëmë në zjarr një tigan të sheshtë që nuk ngjit, të lyer me pak gjalpë dhe hedhim me garuzhde pak nga brumi. Kur të krijojnë flluska, i kthejmë të piqen në anën tjetër. I shërbejmë të ngrohta, me reçel boronice, shurup panje, mjaltë ose sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.