MUFFINS ME BORONICA – vegan
PËRBËRËSIT PËR RRETH 8 COPË:
90 g miell, tipi 00
90 g miell integral 90 g sheqer kaf
10 g sodë për ëmbëlsira
80 ml vaj ulliri me shije delikate ose vaj luledielli
1 banane e madhe, e pjekur mirë
80 ml qumësht soje – ose qumësht lope nëse nuk jeni veganë
1 majë thike kripë 150 g boronica të freskëta ose të ngrira - në këtë rast i gjithë brumi do të marrë ngjyrë
PËRGATITJA:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
1. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e thatë: miellrat, sheqerin, sodën dhe kripën.
2. Në një tas tjetër përziejmë lëngjet: bananen e shtypur mirë me pirun, qumështin dhe vajin. Masat e dy tasave i përziejmë me lugë druri për pak sekonda, pra, jo shumë. Shtojmë boronicat dhe i përziejmë me kujdes me brumin. Shpërndajmë brumin nëpër format e lyera më parë me vaj e miell dhe i pjekim në furrë për 20-25 minuta. I lëmë të ftohen dhe vetëm atëherë i heqim nga format.