KROSTATË E SHPEJTË ME BORONICA

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 petë e gatshme brumi frola

250 g boronica të ngrira ose të freskëta 170 g sheqer

4 kokrra vezë

150 g pana

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

1. Përgatisim kremin me boronica: i grijmë boronicat në grirëse frutash derisa të bëhen si krem. I kullojmë me sitë për t’u hequr lëkurën, që të përftojmë një krem të lëmuar. Hedhim purenë e boronicave në tenxhere, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë me rrahëse vezësh me dorë. Shtojmë vezët, vëmë tenxheren në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht me rrahëse vezësh me dorë dhe sapo të marrë valë, e heqim nga zjarri. Shtojmë panën vetëm kur kremi të jetë vakur. E ruajmë në frigorifer deri në momentin që do të përdoret.

2. Brumin frola e vëmë në një tavë me diametër 24 cm, i presim anësoret, shpojmë bazën me pirun dhe e vëmë të piqet për 30/35 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë. E heqim dhe e lëmë të ftohet.

Kur të jetë ftohur plotësisht, e mbushim me kremin me boronica dhe e lëmë të ftohet në frigorifer për të paktën 3 orë. E nxjerrim nga frigoriferi 15 minuta përpara se ta konsumojmë.

LIVING KUZHINË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.