KROSTATË E SHPEJTË ME MOLLË E REÇEL

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 petë e gatshme sfoliatë

2 mollë- mundësisht Renette lëngu i 1/2 limoni

2-3 lugë reçel luleshtrydhesh ose atë që ju gjendet 2-3 lugë sheqer

Na duhen gjithashtu:

2-3 lugë qumësht dhe pak sheqer pluhur

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

1. Mollët e qëruara i presim në feta të holla dhe i lyejmë me lëngun e limonit që të mos nxihen.

2. Petën, ashtu siç është, e hapim direkt në tavën ku kemi shtruar letër furre. Shpërndajmë në mes reçelin, duke lënë pa lyer një bord anësor 3-4 cm. Vendosim sipër fetat e mollëve, i spërkasim me sheqer dhe kthejmë anësoren e petës.

Me një penel, lyejmë anësoret e petës me pak qumësht, i spërkatim me sheqer pluhur dhe e vëmë tavën të piqet për rreth 25 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë në anë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.